FRPD, Këlliçi ja merr Salianjit
në Shkodër, aktualisht në "fron"
Belind Këlliçi ja doli të fitojë në Shkodër me një diferencë prej 400 votash më shumë përballë kandidatit tjetër për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili deri para këtij debati kryesonte garën.
SHKODËR - Belind Këlliçi ja doli të fitojë në Shkodër me një diferencë prej 400 votash më shumë përballë kandidatit tjetër për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili deri para këtij debati kryesonte garën. Ata paraqitën platformat e tyre për angazhimin e të rinjve në politikë në teatrin "Migjeni" në Shkodër, i cili është qyteti i shtatë ku kandidatët kanë përballur idetë. Kandidatja e tretë, e vetmja vajzë e kësaj gare, Oriela Nebiaj - zëdhënëse e Partisë Demokratike mundi të marrë vetëm 88 vota përballë 809 të Këllicit dhe 297 për Salianjin.
Salianji ka dalë fitues në Vlorë, Lushnje, Pogradec dhe Kavajë, por për Këlliçin pika e tij e fortë duhet se është veriu. Ai ka marrë më shumë vota të anëtarëve të FRPD-së në Mat, Dibër dhe së fundi Shkodër. Deri me tani Ervin Salianji ka 1139, Belind Këlliçi, 1455, pra 316 vota ne avantazh.
Votimi ne Shkoder Ervin Salianji 397 vota
Belind Këlliçi 809 vota
Oriela Nebijaj 88 vota
11 vota te pavlefshme
Edhe i ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kadilli përshëndeti këtë konvente në fillim të këtij takimi.
"Ndjej si privilegj që jam këtu në këtë Konvente kaq energjike, në këtë Konvente të shpresës dhe demokracisë. Në Shkodër më shumë se kudo, fjala shpresë ka më shumë kuptim. Sepse këtu në Shkodër, prindërit tuaj, prindërit e prindërve tuaj mbajten ndezur shpresën edhe në mes të territ komunist. Në këtë sallë, 25 vjet më parë ishte një student, Azem Hajdari që shpalli triumfin e shpresës ditën që u themelua dega e PD. Sot, ju jeni ata që keni mundësinë të formësoni bashkë me kandidatët që duan të prijnë forumin, bashkë me Kryetarin Basha, për të ndërtuar endrrën për një Shqipëri të zhvilluar", tha Kadilli.
Pas Konventës së Shkodrës, qyteti i radhës ku do të ndalen tre kandidatët është Berati, ku mbi 1 000 të rinj anëtarë të FRPD, do të votojnë për kryetarin e ardhshëm të forumit rinor.
Në garën për kreun e FRPD-së fillimisht ishin shtatë kandidatë por tre prej tyre u dorëhoqën, mes të cilëve edhe nënkryetarja e FRPD-së Greta Koçi, e cila duket se do t'i përkushtohet 100 % muzikës.
Redaksia Online(
Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.8%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44