FRPD Lushnjë zgjedhje për kreun e tij

Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Lushnjë ka zhvilluar zgjedhje për kreun e tij.

I pranishëm në procesin zgjedhor ka qenë ish-kryetari i Forumit Rinor në Tiranë dhe deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ku ka theksuar rëndësinë e këtij posti dhe se Partia Demokratike gjithmonë i ka vlerësuar njerëzit duke i dhënë atë që meritojnë.

Kryetari i Partisë Demokratike dega Lushnjë Myslim Murrizi ka përshëndetur këtë garë duke theksuar se Forumi  rinor ka qenë gjithnjë aktiv dhe se janë të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin në cdo kohë.

Më pas ka ka nisur procesi i votimit ku në garë janë kandidatët Erjon Sina dhe Fogert Hoxha dhe të gjithë anëtarët do të zgjedhin edhe kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Lushnjës. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën