Pas Krujës, kandidati për kryetar të FRPD-së, Ervin Salianji ka regjistruar një fitore të thellë edhe në Korçë. Në Konvetën e zhvilluar sot në qytetin juglindor, kanë votuar më shumë se 600 të rinj të Forumit Rinor demokrat. Pas debateve mes kandidatëve dhe votimit të anëtarësisë, Ervin Salianji ka marrë 381 vota, Belind Këlliçi 144 dhe Oriela Nebijaj 15 vota.
Kjo është fitorja e dytë radhazi e Salianjit i cili ngushton rezultatin në rang kombëtar në vetëm 18 vota, nga rreth 400 vota më pak që kishte dy ditë më parë.
Konventa e Korçës u përshëndet nga i ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili falenderoi të rinjtë demokratë për angazhimin e tyre.
Ai i ftoi ata të japin kontributin për të ardhmen e e tyre dhe të vendit. Të tre kandidatët debatuan për pyetjen “Çfarë do të bëni ju në drejtimin e Forumit”, duke dhënë mendime dhe alternativa të ndryshme për strukturën organizative mes të rinjve, për qasjen që duhet të ketë forumi ndaj problematikave të të rinjve si dhe për përmbushjen e kërkesave të tyre për një shkollim më të mirë dhe për punësim.
Pas konventës së Korçës, të tre kandidatët do të zhvillojnë nesër debatin e Kurbinit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com