Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka qenë pjesë e një kongresi në Kroaci me të rinjtë europianë, ku kanë diskutuar dhe për situatën politike në Shqipërisë.
Sipas tyre, në vend nuk mund të organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën kryeministër e për këtë arsye ata po protestojnë prej ditësh.
“Siç u faktua në çdo palë zgjedhje të organizuara nga Edi Rama në këto 4 vite, paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit do përdorën për të blerë zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye, opozita në Shqipëri me mbështetje të fortë të rinisë, po proteston prej më shumë se 70 ditësh. Sot s'ka njeri që nuk e di se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por dhe Edi Rama është i vetëdijshëm se pa pasur karrigen e kryeministrit, nuk mban dot pushtetin dhe paratë që u ka vjedhur shqiptarëve. Kjo është arsyeja kryesore përse ai nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", tha kreu i FRPD, Belind Këlliçi.
Të rinjtë demokratë shqiptarë ndanë edhe shqetësime mbi rininë shqiptare me drejtues të organizatave rinore nga vende të ndryshme të BE-së si dhe me Kryetarin e sapozgjedhur të të rinjve të EPP, Andrianos Giannou.
Sipas tyre rinia shqiptare përballet me papunësi në shifra mbi 40% ku dhe kanë kritikuar Reformën në Arsim.
“Parlamenti dhe administrata u shndërrua nga Edi Rama në strehë të krimit. Falë mbështetjes që Rama dhe drejtues të policisë i dhanë trafikantëve, Shqipëria u shndërrua në Kolumbi të Europës siç e fakton dhe raporti i DASH apo EUROPOL. E vetmja mundësi punësimi që iu dha të rinjve në qeverinë Rama ishin arat me kanabis”, tha Këlliçi.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50%
-
Jo
44.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më të mirët e 2024-ës në futbollin shqiptar, Ermir Rashica fiton çmimin 'Talenti i Vitit' për djem
27 Janar, 20:43
-
Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'
27 Janar, 20:22
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit Grek Marko Boçari
27 Janar, 20:07
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet me 4 muaj burg
27 Janar, 19:52
-
RTSH hoqi kryeredaktorin e lajmeve, Olsjan Laskaj! Shoqata e Gazetarëve Europianë: Vendim i paprecedentë, të bëhet transparencë
27 Janar, 19:46
-
Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane
27 Janar, 19:41
-
Kosovë/ Kurti pritet me protesta nga simpatizantët e PDK në Skënderaj, hidhen fishekzjarre dhe mjete piroteknike: Albin Hajni!
27 Janar, 19:35
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09