Frrokaj i PD:'Darka e gabuar' me
Ramën! Kryeministri: Isha esëll...

Frrokaj i PD:'Darka e gabuar' me<br />Ramën! Kryeministri: Isha esëll...<br /><br>
Pasi kryeministri Edi Rama e ngacmoi lidhur me protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj iu referua darkës me Ramën, duke hequr paralele me “Darkën e Gabuar”, librin e shkrimtarit Ismail Kadare. 

Frrokaj tha se në darkën me Ramën, pavarësisht ndasive politike, i ka kërkuar financime për Lezhën. “Mbrëmë ishim në darkë. Po i referohem librit të një autori, "Darka e gabuar", nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time”, tha Frrokaj, duke iu referua protestës së opozitës. 

Ndërsa Rama iu përgjigj me batutë: "Eja, por vetëm ujësjellësin lere në punë". 

Batutat e Ramës me Frrokajn:

Edi Rama: Do sqarosh këtu sa gisht ke te ajo protesta e djeshme me 15 veta...

Fran Frrokaj: Mbrëmë ishim në darkë. Po i referohem librit të një autori, "Darka e gabuar", nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time. 

Rama: Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë.

Fran Frrokaj: Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falënderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave. 

Fran Frrokaj: Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë. 

Rama: Nëse do protestonin në 8 vjet kur ishte partia jote në pushtet, do shkoja t'i përqafoja. Unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thashë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)