Frroku “mbrohet” para deputetëve:
Mos i hapni rrugë këtij precedenti

Frroku “mbrohet” para deputetëve:<br />Mos i hapni rrugë këtij precedenti
TIRANE - Kreu demokristian Mark Frroku, ndryshe nga deputeti Tom Doshi i cili nuk u paraqit në asnjë moment në seancën e sotme në Kuvend, argumentoi para kolegëve të tij elementët sipas të cilit nuk duhet të shtynin deputetët drejt votimit për heqjen e imunitetit të tij. Ai tha se është e paprecedentë që një deputeti t’i hiqet imuniteti e më tej të arrestohet për dëshmi të rremë, kur edhe ky element sipas tij nuk është i provuar. Ai tha se i qëndron çdo fjale që ka dëshmuar para hetuesve, por shtoi se nuk do të donte që kolegët e tij t’i hapnin rrugë një precedenti të tillë, pasi sipas tij, shumë prej deputetëve do të përfundonin në situatën e tij për dëshmi të rremë.

Frroku mori 79 vota pro per heqjen e imunitetit dhe vetem 1 abstenim. Ndersa per deputetin Doshi votuan pro te 80 deputetet ne salle. Nga mazhoranca munguan Pjerin Ndreu, Fidel Ylli dhe Ledi Shamku, ndersa nga opozita ne votim mori pjese vetem deputetja Mesila Doda.

Frroku: Unë në këtë histori jam i huaj dhe nuk është normale të më ndërpritet jeta ime politike. Unë nuk kam parë një politikan deputet të burgoset për një dëshmi të rremë e cila nuk ekziston ndaj meje, se para prokurorit kam dhënë dëshmi të saktë dhe vetëm kam thënë të vërtetën. Prokurori kërkon kontroll në shtëpi a thua se dëshmia ime është bërë me armatim të rëndë. Besoj se nuk do t’i hapni rrugën këtij precedenti, se atëherë shumë prej jush do të përfundoni nesër ashtu siç po pretendohet ndaj meje sot. Në 24 vite janë bërë dëshmi të rreme dhe të provuara, në rastin konkret për mua nuk është e provuar, edhe njohja me Durim Bamin që thotë Berisha është e paprovuar dhe nuk ekziston. Kam qenë shumë korrekt në këtë sallë parlament, në zyrat e kuvendit të Shqipërisë, në jetën time personale, marrëdhëniet me miqtë, por edhe me ligjin. Unë mendoj se kërkesa e organit të akuzës është e nxituar, denigruese, i kërkoj kolegëve të mi mos t’i hapin rrugë këtij precedenti. Fjala në fund dhe veprimi është në dorën tuaj, unë nuk kam frikë të përballem me drejtësinë dhe çdo akuzë që më bëhet. I ngelem pikë për pikë asaj dëshmie që kam bërë dhe do të vazhdoj prapë jetën time politike pasi të jetë sqaruar kjo histori dhe nuk ka shans që unë të ndaloj. Faleminderit të gjithëve

Pas “mbrojtjes” Frroku lë Parlamentin, flet per mediat
 
“Normalisht nuk jam në mendjen e kolegëve të mi se si do votojnë, por me sa u tha grupet janë dakord. Unë do e quaja degradim i shtetit ligjor, i institucioneve. Kërkesa e prokurorisë për të arrestuar dy deputetë, ose më mirë thënë për të arrestuar Mark Frrokun për një dëshmi të rremë, është shumë denigruese dhe vetë organi i prokurorisë ka degraduar bashkë me institucionet e shtetit.
 

Mendoni se do i shpëtoni arrestimit?
Unë e thash Mark Frroku është i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë, por organi i akuzës ka degraduar në kërkesat e tij. Është denigruese të kërkosh arrestimin e një deputeti për një dëshmi të rremë kur nuk është provuar. Te prokuroria nuk kam asnjë besim derisa kërkon arrestin tim në mënyrën më flagrante të mundshme. Jam jashtë kësaj historie dhe është e padrejtë të kërkohet heqja e lirisë sime. Unë do të pres faktet e prokurorisë, se me këtë relacion që ka sjellë është...

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike