TIRANE- Nga qelia në Selanik ku ndodhet në pritje të ekstradimit për në Shqipëri Arben Frroku, i dyshuari i policisë së shtetit për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj i shkruan fansave të ekipit të Tërbunit, se shumë shpejt do të kthehet pranë tyre për të vazhduar rrugën drejt superligës!

Arben Frroku i drejtohet me këto fjalë fansave të ekipit Tërbuni:

“Në radhë të parë dëshiroj të përshëndes gjithë tifozët e Tërbunit dhe stafin dhe lojtarët e tju kërkoj falje se nuk jam mes jush nesër, por kjo s’do të thotë që ju mungon mbështetja ime dhe që shumë shpejt do kthehem të vazhdojmë së bashku ëndrrën tonë për Superligë. Ju bëj thirrje ekipit që të vazhdojë i qetë punën se s’do ketë asnjë problem financiar dhe të fitojmë për këta tifoza të mrekullushëm që kemi dhe besoj që neser do e mbushin plot stadiumin. Forca KF Tërbuni Kampion.Me respekt Arben Frroku”.

Mesazhi është postuar në faqen e facebook-ut të ekipit të Tërbunit, ku vec mesazhit nuk kanë munguar dhe pankartat mbështetëse ndaj presidentit të këtij ekipi Arben Frroku.

mesazhi frrokut ne fcb

(Mesazhi që Frroku iu la për tofozat e Tërbunit)

Arben Frroku është shpallur si i dyshuari si autori për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, ndërkaq Interpol Tirana ka lëshuar për të një urdhër ekstradimi.

I ndodhur në paraburgim në shtetin grek, ku gjykata ka vendosur 40 ditë afat për ekstradimin e tij.

terbuni per frrokun
(Foto: Stafi i Tërbunit, pankarta ku shkruhet: Arben Frroku je krenaria jonë)

(sg/shqiptarja.com)