Frroku në Facebook: Akuzat politike
 S’kam kryer asnjë krim në Belgjikë

Frroku në Facebook: Akuzat politike<br /> S’kam kryer asnjë krim në Belgjikë
TIRANE - E kam thënë dhe do ta them sërish që unë nuk kam kryer asnjë krim në Belgjikë. Kështu ka shkruar deputeti Mark Frroku në faqen e tij në Facebook vetëm pak orë pasi ai ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Mark Frroku ka falenderuar sot në Facebook të gjithë ata që e kanë mbështetur duke theksuar edhe njëherë se ai ende ka besim tek drejtësia në vend.

Frroku shkruan se ai do t açojë deri në fund betejën ligjore për të zbardhur të vërtetën pasi sipas tij vendimi i sotëm i gjykatyës ishte një mesazh i qartë edhe për Kuvendin pasi sulmet ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Më poshtë statusi i plotë i Mark Frrokut
Të nderuar miq, zgjedhës dhe anëtarë të Partisë Kristian Demokrate!
Fjalët, mesazhet dhe mbështetja juaj këto dy ditë kritike kanë qenë për mua një burim i madh force dhe energjie. Përmes këtyre radhëve dua t’iu shpreh secilit prej jush mirënjohjen time të thellë për solidaritetin e treguar.
Gjykata e Lartë nuk dha sot thjeshtë një vendim, por tregoi se në këtë vend ka ende shpresa se jepet drejtësi. Ky vendim ishte njëherësh edhe një mesazh i fortë edhe për Kuvendin, i cili duke autorizuar arrestimin e dy deputetëve, shënoi një akt të paprecedent në historinë e jetës parlamentare, duke iu bindur verbërisht kërkesave antiligjore dhe antikushtetuese të organit të akuzës.
Të gjitha sulmet janë të motivuara politikisht, ku pjesë e kësaj lufte të neveritshme, fatkeqësisht tashmë është bërë edhe prokuroria. Shembull i qartë i këtij shpërdorimi është edhe akuza e radhës që më ka bërë kryeprokurori. Unë e kam deklaruar dhe po e them edhe sonte se nuk kam kryer asnjë krim dhe nuk jam dënuar as në Belgjikë dhe në asnjë vend të botës.
Unë do ta vazhdoj deri në fund betejën time ligjore dhe politike, me besimin që këtë mbështetje dhe solidaritet ta kthejmë bashkërisht në një fitore të madhe më 21 qershor 2015. I juaji, Mark Frroku. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i PKD-së.

FRROKU FB

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit