TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen në ngarkim të Arben Frrokut, personit të akuzuar si autor I vrasjes së kryekopmisarit, Dritan Lamaj. Merr kështu rrugë, kërkesa e shtetit shqiptar për ekstradimin e Arben Frrokut, i arrestuar me datën 25 shkurt në Selanik të Greqisë.

Sipas ligjit dhe marrëveshjes mes dy shteteve, Prokuroria e Përgjithshme do të kalojë në ministrinë e Drejtësisë dosjen që përmban dhe kërkesën për ekstradim të Arben Frrokut si dhe kushëririt të tij Jak Jaku, si dy personat që u akuzuan menjëherë pas vrasjes së Dritan Lamajt si autorë të dyshuar të krimit të rëndë.
Më pas, ministria jonë e Drejtësisë i drejtohet me një kërkesë, ministrisë greke homologe.
 
E gjithë kjo procedurë duhet të përmbyllet brenda datës 10 prill, pasi gjykata e Selanikut i caktoi një masë sigurie prej 40 diutësh paraburgim Arben Frrokut, gjatë seancës së 1 marsit para togave të zeza në greqi.

Edhe pse policia e shtetit I akuzoi për vrasje edhe Arben Frrokun edhe Jak jakun, Prokuroria I kërkoi gjykatës së krimeve të rënda, masë sigurie ‘burg pa afat” në mungesë për Arben Frrokun, duke e akuzuar për vrasje, ndërsa për Jak Jakun formuloi vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)