Frroku në qeli, shtohen 4 akuza:
pas vrasjes edhe pastrim parash

Frroku në qeli, shtohen 4 akuza:<br />pas vrasjes edhe pastrim parash
TIRANE - Me urdhër të Prokurorisë, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku u arrestua për të dytën herë brenda pak ditëve. Patrullat e Policisë së Kryeqytetit morën deputetin nga banesa ku ndodhej në arrest shtëpie për cështjen “Doshi”, duke e çuar në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në lidhje me akuzat e autoriteteve belge.
 
Por tashmë ndaj Frrokut nuk rëndon vetëm akuza e përfshirjes në vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në Bruksel në vitin 1999. Prokuroria ka nisur hetimin e pasurise se deputetit nen dyshimin se ka krijuar të ardhura me aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në shtetin belg. Ky veprim i organit te akuzes vjen pas kallezimit qe Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurise beri me 30 Mars per fshehje te pasurise. Fakti që Frroku akuzohet nga autoritetet belge për vrasje për shkak të konflikteve në rrjetin e prostitucionit në Bruksel, sipas prokurorisë, është argument i fortë në ngritjen e dyshimeve se është pikërisht prostitucioni burimi nga i cili Frroku ka krijuar të ardhura të mëdha monetare.  
 
Me aktet e ndalimit dhe akuzat e reja ndaj Mark Frrokut u njoh dhe avokati i tij Sajmir Visha i cili deklaroi se prokuroria po tenton të sajojë akuza vetëm për të mbajtur Frrokun në burg.

Ekzekutimi i urdhrit të firmosur nga prokurori Madrid Kullori erdhi menjëherë pas votimit të 113 deputetëve të Kuvendit, që autorizuan organin e akuzës për arrestimin e Frrokut. Ky është arrestimi i dytë për deputetin kristian demokrat Mark Frroku pasi një javë më parë ai u prangos dhe u la në me masë sigurie “arrest shtëpie” nga Gjykata e Lartë për akuzën e inskenimit të një atentati ndaj deputetëve Tom Doshi e Mhill Fufi. 
 
Frroku u mbrojt këtë të enjte para deputetëve në sallën e parlamentit, por kolegët vendosën t’i japim aprovimin Prokurorisë për ta arrestuar. Frroku shkoi në Kuvend me makinë policie, e po ashtu u largua nën shoqërinë e uniformave blu që e çuan në banesën e tij.

Ora 16:25 Mbërrin në Gjykatën e Lartë kërkesa për vlerësimin e ndalimit të Frrokut
Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë kërkesa e Prokurorisë për vlerësimin e ndalimit të deputetit Mark Frroku. Nesër do të hidhet edhe shorti për gjykatësit që do të japin vendimin ndaj Frrokut.

Ora 16:00 Prokuroria hetim pasurisë së Frrokut
Pasuria e Mark Frroku do të kalojë nën sitën e Prokurorisë, e cila bënë me dije se ka dyshime se deputeti ka krijuar të ardhura me aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në shtetin belg. 

6 akuzat që rëndojnë ndaj Frrokut
Po ashtu sqaron prokuroria vec inskenimit të atentatit me deputetin Doshi, vrasjes në Belgjikë, mbi Mark Frrokun rëndojnë dhe 4 akuza të reja të cilat janë:
Refuzim për deklarim pasurie
Deklarim i rremë pasurie
Fshehje pasurie
Pastrim i produkteve të veprës penale

Ora 14:30 Avokati i Frrokut: Jemi shokuar nga prokuroria, shtoi dy akuza në urdhër-ndalim pa miratimin e Kuvendit
Avokati i Mark Frroku doli i shokuar nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku tha se është njohur me një vendim të papritur të Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas tij në urdhrin e ndalimit të deputetit janë shtuar edhe dy akuza të reja, veç asaj për vrasje në Belgjikë që Kuvendi dha aprovim për arrestimin. Bëhet fjalë për një kallëzim nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për refuzim të deklarimit të pasurisë dhe për një vepër tjetër penale, atë të pastrimit të produkteve. Sipas tij është non sens që pa u njohur me dy akuzat e reja parlamenti i dha aprovimin Prokurorisë së Përgjithshme për të arrestuar deputetin.

Vishaj tha se kallëzimi nga ILDKPI për Mark Frrokun është bërë në prokurori më 1 Prill dhe se organi i akuzës e ka shtuar menjëherë si akuzë në urdhrin e ndalimit të deputetit. Vishaj tha se edhe kallëzimi i ILDKPI-së nuk qëndron pasi deputeti e ka bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit. Sipas tij, ky veprim nuk lejohet të kryhet pa miratimin e Parlamentit. “Kemi ngelur të shokuar”, -përfundoi ai. 




Ora 14:00 Prokuroria do kërkojë arrest me burg, sot dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për A1 Report se këtë të enjte organi i akuzës do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për vlerësimin e ndalimit për Frrokun dhe do kërkojnë masë sigurie “arrest me burg”.
 
Ora 13:30 Arrestohet Frroku
Patrullat e policisë së kryeqytetit sollën në banesë urdhër ndalimin e firmosur nga prokurori Madrird Kullolli për ndalimin e Frrokut, e pasi ai u njoh me vendimin e Prokurorisë u morr nga banesa me pranga ku u dërgua në ambientet e paraburgimit në Policinë e Tiranës.



arrestimi i frrokut


Ora 12:30 Mbërrin në Prokurori autorizimi i Kuvendit
Dokumenti zyrtar me firmën e 113 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që i dhanë aprovimin për arrestimin e Frrokut Prokurorisë së Përgjithshme, mbërri në organin e akuzës. 

Votimi ne Kuvend, mbrojtja e deputetit Frroku dhe debatet ne salle
Kuvendi i Shqipërisë vendosi të çojë sërish pas hekurave deputetin kristian-demokrat Mark Frroku, këtë radhë për akuzat nga autoritetet belge se ka vrarë një shqiptar në vitin 1999.  Me 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e opozitës dhe mazhorancës i dhanë aprovimin Prokurorisë së Përgjithshme për të arrestuar deputetin e Shkodrës.

Deputeti kristian-demokrat Mark Frroku mbërriti rreth orës 10:00 në Kuvendin e Shqipërisë i shoqëruar nga 2 makina policie për tu bërë pjesë e seancës plenare. Frroku është ngjitur në foltoren e Kuvendit për të mbrojtur veten para kolegëve të tij. Duke i kërkuar të kenë durim për fjalimin e gjatë që kishte përgatitur, ai u shpreh edhe njëherë para deputetëve se nuk ka kryer asnjë vrasje në jetën e tij. Duke shprehur gatishmërinë për tu vënë para drejtësisë, Frroku kërkoi që kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme të mos ishte futur fare në rendin e ditës, ndërsa njëherësh paralajmëroi se do ta kërkonte të drejtën edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Ai tha se familja e tij i ka dal borxhit me moral familjes Kurti, duke sqaruar edhe “mbledhjen e baballarëve”, e ku veç të tjerash ai ka bëre be si malësor për pafajësi. Fjala e plotë e deputetit Mark Frroku në Kuvend

Deputeti Frroku nuk priti të votohej për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, por la sallën e Kuvendit, ku u largua sërish me makinat e policisë. “Vendimi i Parlamentit do merret dhe unë nuk jam në kundërshtim asnjëherë asnjëherë me vendimin e parlamentit”, u përgjigj Frroku për gazetarët jashtë Kuvendit.

Kreu i Partisë Demokristiane ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzat që i rëndojnë nga drejtësia shqiptare se është përfshirë në sajimin e historisë së atentatit që deputeti Tom Doshi pretendon se kryeparlamentari Meta kish urdhëruar ndaj tij. Për këtë arsye, Frrokut i është dashur leje nga Prokuroria për të lënë shtëpinë, e për tu bërë pjesë e seancës së të enjtes.

Ora 11:28 Miratohet me 113 vota kërkesa për autorizimin e arrestimit të deputetit Frroku
Me 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për autorizim të arrestimit të deputetit kristiandemokrat Mark Frroku 

votimi

Ora 11:25 Ristani: Rama duhet të ishte në Kuvend
Ristani: Kryeministri duhet të ishte në këtë sallë të votonte që të shfaqte vullnetin e tij për dekriminalizim.
Meta: Unë e kuptoj që ju për procedurë do të kërkoni që çdo deputeti t’i vihet tubi por ne nuk jemi policia rrugore. 

Ora 11:10 Ristani: Po faktohet çdo ditë lidhja e Ramës me krimin
"Është fakt që në mbledhjen e fundit të Këshillit jo vetëm nuk u kërkuan prova por zhvillohet një seancë ala Kadri Hazbiu. Megjithatë jemi ne këtu për ta sqaruar çështjen siç është. Gjatë gjithë kësaj legjislature opozita ka ngritur shqetësimin e përfshirjes së personave me rekorde kriminale në parlament. Në seancën plenare të 20 janarit, ka akuzuar fuqishëm Ramën dhe deputetin e tij Frroku për akuzat në Belgjikë. Kryeministri heshti dhe madje tha se nuk ka fakte për një gjë të tillë. Edhe Kryetari i parlamentit heshti. Partia Demokratike denoncoi edhe fshehjen e një trafikanti në makinën e Frrokut. Por mazhoranca vijoi të heshtë. Mazhoranca nuk mbajti asnjë qëndrim mbi këto fakte tronditëse, por përdori votën e Frrokut. Të gjitha faktet e bëra publike nga opozita, kanë detyruar ndërkombëtarët të kërkojnë nxjerrjen nga Kuvendi të personave me rekorde kriminale. Akzua e rëndë për vrasje të krijon përshtypjen se Kuvendi është shndërruar në një kaush burgu. Përgjegjësia për këtë degradim është e kryeministrit Rama, pa mbështetjen e shtetasve të akuzuar për vrasje, përdhunim dhe trafik droge nuk do të ishin bërë kurrë deputetë. Mos bërja deputetë do t’i kishte kursyer vendit këtë pasojë të rëndë. Rama e përdori Frrokun për një tjetër skandal, atë të atentatit ndaj dy deputetëve. Por për interesa të ngushta kriminale kryeministri Rama nuk ka lejuar drejtësinë të bëjë punën e saj. guximi i strukturave të policisë për të fshehur një kërkesë ndërkombëtare për të fshehur deputetin Frroku edhe pse provat ishin bërë publike që në 2014. Në këtë mënyrë Edi Rama është ekspozuar plotësisht se me krimin po i imponohet shoqërisë shqiptare. Në kërkesë sqarohet se vëllezërit Frroku kanë pasur tre prostituta në Belgjikë. Mirëpo të gjitha këto nuk e fernuan Ramën që ta mbështeste Mark Frrokun të bëhej deputet. Tashmë është në dorë të drejtësisë që t’i lidhin duart Edi Ramës dhe detyrë e Kuvendit që t’i hapë rrugë këtij arrestimi. Për këtë qëllim gjejmë rastin për çdo mënjanim nga ky model i përfaqësimit të popullit. Kërkesa e Prokurorit është plotësisht e vërtetë dhe fakton se kjo mazhorancë është e lidhur me krimin. Kuvendi i Shqipërisë duhet të kishte dhënë autorizimin për këtë kërkesë një vit më parë. ky urdhër është mbajtur i fshehur në sirtar." tha Ristani 



Ora 11:03 Berisha: Kjo vetëm sa ju mbështjes më shumë me krimin
"A ka fyerje më të rëndë për publikun se sa në një akt të tillë, mblidhet Kuvendi dhe më të gjithë fuqinë e tij vendos për arrestimin e një deputeti, dhe përfaqësuesi i mazhorancës nuk guxon të shqipërojë asnjë nga frazat për të cilat prokuroria kërkon arrestimin e tij, por u flet shqiptarëve me një gjuhë të cilën i inferiorizon ata në një shkallë ekstreme. Nuk mund të flitet kështu në parlament, por të paktën të citohen frazat kryesore të prokurorit për një deputet që sipas Gjykatës së Apelit në Belgjikë vrasje në një stacion treni. Nuk flitet në këtë mënyrë se vetëm sa ju mbështjes më shumë me krimin." tha Berisha

Meta: Duke falënderuar Berishën për plotësimin e fjalës së Subashit, fjalën e ka Ristani

sali berisha


Ora 10:57 Armando Subashi lexon raportin e Këshillit të Mandateve: Maxhoranca pro arrestimit
Faleminderit kryetar! Këshilli për Mandatet në cilësinë e organit përgjegjës morri në shqyrtim kërkesën e ardhur nga Prokuroria e  Përgjithshme për autorizimin e arrestimit të deputetit Mark Frroku. Shqyrtimi i bë mbi bazën e rregullore së Kuvendit. Diskutimi dhe mbledhja e këtij Këshilli u bë në praninë e përfaqësuesëve të prokurorisë, avokatëve dhe deputetit. Do të thoja që mbasi ne dëgjuam palët dhe diskutimin që u bë, të gjithë deputetët u shprehën në parim dakort për t’i dhënë rrugë kërkesës së prokurorisë, aty kishte dhe pretendime të ndryshme nga deputetët e opozitës. Në dy rastet e fundit, ka disa probleme të diskutueshme jo vetëm nga pikëpamja e rregullores së Kuvendit.
 
Ndërhyn Sali Berisha…
 


Subashi: Shqiptarët e kanë të qartë se cila është kërkesa, shumë faleminderit që mendon për mua. Unë e thashë që raportin e keni mbi tavolinë. E rëndësishme është ajo që mendon Këshilli për Legjislacionin. Përfundishmt në emër të Këshillit, por sidomos në emër të deputetëve të mazhorancës ne jemi dakort për të hapur rrugën arrestimit apo ndalimin e deputetit.  


subashi

Ora 10:44 Frroku para deputetëve: Jam betuar si malësor i vërtetë


frroku

Ora 10:00 Frroku mbërrin në Kuvend i shoqëruar me policë

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve