TIRANE - Partia Kristian-Demokrate e Shqipërisë ka konfirmuar se do të drejtojë një nga ministritë e qeverisë së re "Rama". Konfirmimi ka ardhur nga kreu i kësaj force politike dhe deputeti i zgjedhur më 23 qershor, Mark Frroku.

I ftuar në studion e "A1Report!", Frroku ka sqaruar se ai nuk do e lërë mandatin e deputetit për një post ministror, por se drejtuesi i ministrisë do të jetë një nga anëtarët e kësaj partie.

"Unë do të jem deputet dhe nuk do ta le këtë mandat," - tha ai, -" por më përket mua dhe partisë, që të zgjedh atë njeri që do të na përfaqësojë në qeveri. Edhe dje një diskutim ishte se ne duhet të paraqesim disa emra, që do të përzgjidhen më pas në bazë të konkursit."

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)