Frroku publikon status në Facebook
nga qelia e burgut: Jam një Ultras

Frroku publikon status në Facebook<br />nga qelia e burgut: Jam një Ultras
TIRANE - Mark Frroku, edhe pse momentalisht ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’, është gjendur më pranë ndjekësve të tij ditën e sotme nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. Frroku shprehu mbështetjen e tij absolute për skuadrën e Tërbunit, që pritet të luajë sot në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë.

Ajo që ka shkaktuar habi tek ndjekësit e tij, është fakti se deputeti është aktiv në rrjete sociale edhe pse është i burgosur, term që përjashton automatikisht përdorimin e telefonave personalë apo mënyrave të tjera të komunikimit sic janë rrjetet sociale.

Sidoqoftë nuk dihet ende nëse statusi është publikuar nga deputeti Frroku apo nga zëdhënës apo administratorë të faqes së tij. Në të kundërt, mbase ministri Tahiri e ka patur fjalën pikërisht për këtë kur prezantoi reformat e reja në teknologji.

Statusi i plotë i Frrokut në Facebook:
 
“Edhe unë sot jam Ultras: Të gjithë mbështesim Tërbunin!
Të dashur vëllezër, miq dhe mbështetës të Tërbunit!
Unë sot jam me mendje dhe me zemër, me djemtë e talentuar të Elvis Plorit. Unë sot jam një Ultras. Unë jam një prej “Shqiponjave të Veriut”. Pamundësia për të qenë sot pasdite në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë, nuk më pengon për t’u lutur në Zot për fitoren e madhe që na pret këtë të shtunë.
Sot, pas shumë dekadash, skuadra e Tërbunit do të futet në elitën e futbollit shqiptar. Ekipi i mrekullueshëm e ka bërë historinë gjatë gjithë kampionatit, por sot do të bëjë realitet ëndrrën e përhershme të pukjanëve që ekipi i zemrës të luajë në Super-Ligë.
Prandaj gjej rastin t’iu bëj thirrje të gjithë pukjanëve, miqve dhe dashamirësve që të bëjnë të njëjtën gjë; të mbështesin masivisht ekipin e tyre, dhe presidencën e Tërbunit. Fitorja është e jona pasi ne nuk kemi humbur kurrë. I juaji Mark Frroku”,- përfundon deputeti.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve