Arben Frroku refuzon ekstradimin nga Hollanda në Shqipëri. Teksa ka dalë sot përpara gjykatës së Amsterdamit në Holandë, Frroku ka thënë se është i pafajshëm, ndërsa akuzat në adresë të tij i cilësoi si lojë politike.  
 
Ai ka deklaruar se nuk duhet të ekstradohet në Shqipëri sepse aty kërcënohet nga gjakmarrja. Ndërkohë, avokati i tij ka argumentuar në gjyq se Frroku është në rrezik të madh për jetën në Shqipëri sepse mund të eliminohet.
 
Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.
 
Frroku u shpall i pafajshëm nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda dhe më pas u arratis nga Shqipëria para se Apelit të ndryshonte vendimin.
 
Ai u kap në Holandë për përdorim të dokumenteve false dhe u njoftuan autoritetet shqiptare, të cilat kërkojnë ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin me burg përjetë.

Ndërkohë, vendimi për ekstradimin ose jo të tij do të jepet pas dy javësh.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com