"Fruta të freskëta në shkollë", Peleshi: Fëmijët të edukohen shëndetshëm, janë e ardhmja

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi në shkollën "29 Maji", në Vlorë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi deklaroi nga shkolla 9-vjeçare “24 Maji” në Vlorë se siguria ushqimore duhet të jetë më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes së fëmijëve. Në kuadër të projektit “Fruta të freskëta në shkollë”, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon që fëmijët e shkollave të ndryshme 9-vjeçare të konsumojnë falas, të paktën dy herë në javë, fruta të sezonit.

Peleshi tha se projekti në fjalë, i cili ka filluar me mbështetjen e "Word Vision", do të marrë shtrirje në të gjithë vendin. Ai shtoi se duhet nxitur gjithnjë e më tepër vëmendja e komunitetit për tematika të këtij lloji.

“Sepse e ardhmja e Shqipërisë janë këta fëmijë. Këta janë ata që do ta trashëgojnë punën, që ne po bëjmë sot… Të jetë një brez që të edukohet me respektin për veten në rradhë të parë, për shëndetin, për shëndetin publik, për mendje të shëndetshme, për më shumë cilësi ushqimore, për më shumë siguri ushqimore”,  shtoi Peleshi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare