Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për kalim të mallrave kontrabandë.Në pranga kanë rënë A.T., 47 vjeç, banues në Pogradec, si dhe F.D., 60 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë doganier në Doganën e Tushemishtit). Po ashtu filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve S.L., 51 vjeç dhe A.G., 58 vjeç, banues në Pogradec.
Sipas policisë në mjetin tip "Benz" në pronësi të A.T., u gjet dhe sekuestrua një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (fruta ta thata), të cilat ky person i ka kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Tushemisht, ku doganieri F.D., dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer procedurën e zhdoganimit.
Ndërsa dy tjerët, S.L., dhe A.G., u kapën duke tregëtuar në dyqanet respektive të tyre në qytetin e Pogradecit, sasi duhani të grirë, mall i dyshuar kontrabandë, i papajisur me pullë fiskale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë", "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë".