Pas sulmeve terroriste dhe grevave të shumta, tashmë Parisi po përballet me të tjera vështirësi, që këtë herë janë nga shkaqe të mbinatyrshme. Shirat e rrëmbyer kanë bërë që lumi i Senës të rrezikojë të dalë nga shtrati, ndaj mijëra njerëz janë evakuuar drejt vendeve të sigurta.
Presidenti francez Francoise Hollande, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vendin që për pak ditë pritet të luhen ndeshjet eliminatore të Europianit. Moti i keq që ka pushtuar Francën dhe Gjermaninë këto ditë ka sjellë edhe viktima në njerëz.
Sipas parashikuesve pritet që në këto dy shtete të vijojnë reshjet dhe moti i keq. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përkujtuar personat që kanë humbur jetën nga përmbytjet.
Niveli i ujit në lumin Senë vazhdon të rritet me ritme të shpejta duke bërë që një pjesë e madhe e vendit të mbeten pa energji elektrike. Punonjësit e muzeut të Luvrit kanë zhvendosur veprat e artit në një depo nëntokësore në mënyrë që të paraprijnë çdo rrezik të dëmtimit të tyre.

FOTO

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO