Pas votimit mbi buxhetin e shtetit nga parlamenti italian, ku u vendos në diskutim qeveria me humbjen e votës së maxhorancës prej kryeministrit Silvio Berluskoni, tregjet pësuan një rënie të menjëhershme. Gjithcka falë 8 votave që munguan për të plotësuar maxhorancën.

Vendimi për dorëheqjen nga ana e Silvio Berlusconit, pas takimit me presidentin e republikës, i dha tregjeve një shtysë të re. Vendimi i dha një shpresë të re shtetit të Italisë, për të dalë nga kriza e borxhit. Nga kjo frymë optimizmi përfituan edhe tregjet të cilat ndjen rritje jo të vogël.

Dow Jones Industrial u rrit me 0.84%, S&P 500 u rrit me 1.17% dhe Nasdaq me 1.20%..