Frymëzuese/ Tre vite më parë humbte vetëdijen dhe alarmonte botën, Eriksen shënon në Euro 2024 dhe vendos rekord

Frymëzuese/ Tre vite më parë humbte vetëdijen dhe alarmonte botën, Eriksen shënon në Euro 2024 dhe vendos rekord

Cristian Eriksen feston golin

Stuttgart, Gjermani - Cristian Eriksen ka shënuar në ndeshjen debutuese të Euro 2024. Danimarka e tij po fiton 0-1 kundër Sllovenisë në Stuttgart, me fantazistin që shënoi pas 17 minutash lojë dhe vendosi rekord për kombëtaren e tij.

Goli i Eriksen e bën atë golashënuesin më të vjetër për Danimarkën në një finale të Europianit me 32 vjet 123 ditë mbi shpinë.

Historia - Mesfushori danez e filloi ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe shënoi një rikthim të jashtëzakonshëm nga 12 qershori 2021, kur ai pësoi një arrest kardiak gjatë hapjes së fazës së grupeve kundër Finlandës në Kopenhagen për Euro 2020.

Fillimisht, u duk si një rënie e lehtë, por frika u përshkallëzua dhe kapiteni Simon Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel nxituan për të ngushëlluar gruan e Eriksen, Sabrina, e cila kishte vrapuar afër fushës. 

Cristian Eriksen humbet vetëdijen pas sulmit në zemër, 12 qershor 2021

Shokët e skuadrës së Eriksen, me lot në sy dhe pamje konfuze në fytyrat e tyre, formuan një rreth mbrojtës rreth tij ndërsa ai merrte kujdesin mjekësor. Ai u operua, ndërsa u largua nga Interi, pasi ekipet e Serie A, nuk lejojnë të luajnë lojtar që kanë të vendosur defibrilator.

Rikthimi i jashtëzakonshëm i Christian Eriksen në futbollin elitar erdhi me Brentford dhe më vonë Manchester United, ndërsa sot edhe në Euro 2024.

Këto janë tre vitet e Eriksen, që nga lufta për të jetuar është rikthyer të shënojë dhe vendos rekorde.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Lushnje, digjen rreth 5 hektarë ullinj, drurë frutorë dhe shkurre në kodrat e Vainit në Karbunarë

Lushnje, digjen rreth 5 hektarë ullinj, drurë frutorë dhe shkurre në kodrat e Vainit në Karbunarë