Frymëzuese/ U infektua me COVID! Infermerja shqiptare lind dhe intubohet, e sheh për herë të parë vajzën 1-muajshe
Infermierja shqiptare Silvana Rudaj
Një histori inspiruese në kohë pandemie është ajo e infermieres shqiptare Silvana Rudaj, e cila ia ka dalë të fitojë betejën me COVID, ndërsa ishte shtatzanë.
Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj ndërsa ka qenë e shtruar për COVID. Rudaj u infektua me COVID në javën e 38-të të shtatzënisë por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, i detyroi mjekët ta intubonin atë.
“Unë u sëmura në fund të marsit, ndërsa isha në javën e 38-të të shtatzënisë. Fillimisht u shtrova në spital për Covid por dhe për anemi dhe hekur të ulët. Unë u shtrova në spital, por isha mirë, derisa situata filloi të përkeqësohej, kisha ethe të larta që me detyruan ta sillja vajzën në jetë me operacion cezarian", tha ajo.
Në gjendje ende të rëndë, Silvana kalon dy javët e para pas lindjes e intubuar dhe ajo ka mundur që ta shohë të vajzën e saj për herë të parë 1 muajshe.
“Në 24 orët pas lindjes unë bëhem gjithnjë e më keq, ndërsa shtoheshin problemet me frymëmarrjen dhe nuk kishte ardhur ende koha të dilja nga intubimi. Unë vetëm kërkoja me mirësjellje që të dërgoja një mesazh të fundit partnerit tim. Është e vështirë të shpjegosh me fjalë frikën e vdekjes, zemërimin që nuk e kam parë fëmijën tim dhe duhet të bija në gjumë duke rrezikuar të mos zgjohem kurrë.
U përpoqa të komunikoja në çdo mënyrë por askush nuk më dëgjoi. Ishte ferr sepse isha ngulitur në trup, u përpoqa të flas, të lëviz, por nuk munda. Pjesa më e vështirë erdhi më vonë, sepse u ndjeva si një trup i vdekur. Nuk mund të bëja asnjë lëvizje dhe u desh shumë fizioterapi për të mësuar se si të ecja", tha ajo.
Vajzën e saj ishte në gjendje ta përqafonte përsëri në spital kur ajo ishte një muajshe. Një takim i parë me doreza, maskë, syze, por emocioni ishte i pamundur për t'u përshkruar, ka thënë ajo.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në pritje të ëmbël, Fatma Haxhialiu zbulon gjininë e fëmijës: Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli (VIDEO)
15 Nëntor 2024, 16:50
-
Klinika 24/ Kardiologia Sonila Bele: Kontrollohuni nga zemra gjatë një shtatëzanie
19 Tetor 2024, 22:03
-
Tiranë/ 37 vjeçarja lind parakohe, vdes në QSUT pas komplikacioneve, La pas 2 fëmijë të mitur! Zbardhet dëshmia e bashkëshortit në polici
8 Tetor 2024, 17:22
-
Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore
8 Tetor 2024, 15:02
-
Ulja e numrit të lindjeve pjesë e debatit politik në SHBA
14 Shtator 2024, 22:42
-
INSTAT: Ulen lindjet për 3 mujorin e dytë të vitit 2024, rriten vdekjet! Korça me numrin më të lartë të vdekshmërisë
12 Gusht 2024, 21:39
-
Lezhë/ Gruaja lind fëmijën në ambulancë, nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë
11 Korrik 2024, 14:53
-
SHBA/ U jepte doza të larta insuline pacientëve, infermierja dënohet me burgim të përjetshëm
4 Maj 2024, 12:01
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill 2024, 20:16
-
Gratë shqiptare zgjedhin karrierën e martohen vonë, mjeku turk: KUJDES, ja caku i moshës që s’duhet kaluar për të pasur fëmijë
6 Prill 2024, 11:00
-
Pse është ulur numri i meshkujve? Nga emigrimi te rënia e martesave dhe lindjeve, sociologu Gëzim Tushi jep arsyet
14 Mars 2024, 20:29
-
Gratë preferojnë të lindin në Tiranë, braktisin maternitetin e Fierit! Drejtoresha e spitalit: Mungon infrastruktura
25 Shkurt 2024, 18:07