Frymzohej nga ISIS, dalin pamjet
e reja të atentatorit në Manhatan

Frymzohej nga ISIS, dalin pamjet<br />e reja të atentatorit në Manhatan<br>
Policia e Nju Jorkut ka konfirmuar se sulmi në Manhatan është një akt terrorist.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka konfirmuar se shpërthimi i së hënës në mëngjes pranë Times Square ishte i lidhur me terrorizmin. Është identifikuar i dyshuari, 27-vjeçari Akayed Ullah.

Janë publikuar gjithashtu edhe momentet e sulmit, kur shpërtheu bomba. Autori ka plagë djegieje në pjesën e barkut dhe çjerrjeje. Gjatë sulmit u plagosën 3 persona mes tyre 1 polic.

Autori është Bangladeshi dhe autoritetet thane se ishte frymëzuar nga ISIS. 27 vjeçari kishte veshur një jelek vetëvrasës i cili shpërtheu para kohe.

Kryebashkiaku i Neë York City, Bill de Blasio gjithashtu iu referua incidentit si një “sulm në tentativë terrorist”.

Policia e Nju Jorkut, FBI dhe Task Forca e Përbashkët e FBI-së aktualisht po hetojnë sulmin për të nxjerrë detaje të reja.

[gallery]25094[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!