Fshatari, Preshi dhe Platini

Fshatari, Preshi dhe Platini
Bazuar në një ngjarje të vërtetë
 
Ishte një fshatar që po punonte në kopsht dhe rrugës po kalonte një i moshuar. Pasi përshëndeten me njëri-tjetrin i moshuari i thotë fshatarit: Marshalla sa qënkan bërë hudhrat. Fshatari e sheh i çuditur plakun,  qesh me vete dhe mendon që i moshuari nuk sheh mirë dhe i pergjigjet: O xhaje nuk janë hudhra por presh. I moshuari qeshi dhe u largua. Pasi plaku me të ecurën e tij të avasht u largua fshatari e kuptoi që kishte rënë brenda me fjalët e tij.
 
Sot një tjetër fshatar na shfaqet në horizont. Talent në fushën e lojës kur ishte lojtar dhe fshatar në intelekt për postin e lartë që ai drejton. Bëhet fjalë për ish-legjendën e Juventusit dhe të Francës që ka fituar plot tre Topa të Artë, Michelle Platini. I zgjedhur si kreu i UEFA-s që në 2007-ën jo rrallë herë është atakuar për vendime të diskutueshme. Por mesa duket talenti në fushën e lojës së Kavalierit francez qenka në proporcion të zhdrejtë me intelektin sidomos si kreu i një nga institucioneve më të rendësishme në Botë për futbollin.

Deklarata e tij për drone-in që fluturoi në stadiumin "Partizani" të Beogradit që mund të kishte qenë edhe me bombë (?!) shokoi opinionin mbarë. Nëse do nisemi me supozime siç bëri hirësia e tij atëherë edhe fuçia në stadium mund të ishte e mbushur me C4. Apo një shqiptar patriot do rrëmbente një avion dhe do sulmonte pallatin presidencial në Beograd siç bëri Al-Kaeda në 11 Shtator 2001 në Amerikë me kullat Binjake. Tani të jemi seriozë dhe t'i lëmë mënjanë preferencat personale apo lobingjet serbe dhe greke që normale janë më te fuqishme se ato shqiptare.

Behu serioz dhe korrekt , dëno me forcën më të madhe që te jep karrigia ku vegjeton prej 7 vitesh. Na jep 3-pikëshin që na takon, dëno serbët që asnjë ndeshje të mos zhvillohet në tokën e tyre dhe shpëto emrin tënd. Në të kundërt o Platini të përshëndes me Preshin që jam i sigurtë se edhe ti ia di emrin si fshatari. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja