Fshati Allprenaj në Lushnje pa ujë të pijshëm, banorët: Është i pistë, kemi frikën e sëmundjeve

Fshati Allprenaj në bashkinë e Lushnjes prej vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm.

Investimi i realizuar vite më parë për sistemin e furnizimit me ujë aktualisht është jashtë çdo funksioni.

Gropa në të cilën është vendosur pompa e ujit është e zbuluar, çka e ekspozon ndaj baktereve por edhe nga kimikatet që përdoren nga fermerët për bimët, kjo sjell rrezik për jetën e banorëve të fshatit.

Në këto kushte banorët e zonës shprehen se për vite me radhë, ujin e pijshëm e blejnë në autobote, për të cilën nuk dihet nëse janë të kontrolluara apo jo.

Banorët thonë se jo vetëm që vetë nuk e konsumojnë ujin që vjen në cezma por kanë frikë ta përdorin dhe për bagëtitë.

"Nuk kemi ujë të pijshëm, ne e blejmë, ai që vjen është shumë i pistë", tha një banore.

"Nuk e përdorim ujin që vjen, për të pirë e mbushim në bote për bukë për gjellë për të gjitha. Kemi merak që ta pijmë për sëmundjet që sjell", tha një banore tjetër.

"Uji atje është një skandal, depo në një gropë atje, pa asnjë lloj ilaçi. Jemi të rrezikuar, mirë ne por kemi merak për fëmijët", tha një tjetër banor.

Banorët e fshatit thonë se edhe pse kanë  njoftuar disa herë drejtorine e ujësjellësit në Lushnje për të ndërhyrë në basenin e gropës ose edhe për klorifikimin e rregullt të ujit, por ende nuk është marrë asnjë masë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës