Fshati me 600 banorë pa ujë në Pogradec: Edhe burimi i vetëm që kemi ka dalë me ndotje bakteriale

Rreth 600 banorë të fshatit Alarup në bashkinë e Pogradecit kanë më shumë sesa 3 dekada që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ky shqetësim që prej 30 vitesh vështirëson jetën e banoreve, asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje. Të gjendur në këtë situatë për të plotesuar nevojat për ujë, banorët i drejtohen burimit të fshatit, i cili daton prej vitit 1937.

"Gjithë fshati këtu vjen për të mbushur ujë. Unë po bëj gati 30 vjet që kam ardhur këtu. Kjo situatë ka qenë nga hera. Këtu mbushim ujë, ku të mbushim. E vështirë është shumë sepse për çdo gjë uji është kryesori. Kemi nevojë të kemi ujë. Këtu ka ujë. Po të shpohej 2 -3 metra furnizonte me ujë 3 fshatra jo një fshat" thanë ata.

Adriatik Hoxhallari, kryeplaku i fshatit pohon këtë problem, duke nënvizuar edhe një tjetër fakt. Ai shprehet se uji i burimit që përdorin banorët, sipas analizave të kryera nga Drejtoria e Shwndetit Publik rezulton i papijshëm, pasi është i ndotur dhe me baktere.

"Situata me ujin e pijshëm në fshatin Alarup është më imedjatja, më emergjentja. Për momentin burim është vetëm kjo çezëm, e cila është e ndërtuar që prej vitit 1937. Është tejet e amortizuar. Së fundmi nga Drejtoria e Shëndetit Publik uji ka dalë i pa pijshëm me ndotje bakteriale. Unë si kryetar I këtij fshati, për banorët e ketij fshati kërkoj nga bashkia dhe drejtoria e Ujësjellsit një ndërhyrje sa më të shpejtë" tha Adriatik Hoxhallari.

Nga ana tjetër në një bisedë telefonike për Report Tv, Olger Ibi,  Administrator i Njësisë Cërravë, shprehet se bashkia ka një projekt për të furnizuar me ujë të pijshëm gjithë fshatrat e Pogradecit, i cili mendohet të përfundoje brenda vitit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!