Rrëzë malit Sopot shtrihet fshati me të njëjtin emër, me bukuri të mahnitshme natyrore e njerëz punëtorë, por që vuajnë prej një shekulli mungesën e ujit të pijshëm. Për të mbërritur në Sopot ose siç e njohin banorët me emrin e vjetër Varfaj duhet të përshkosh 12 km nga qendra e Delvinës përmes një rruge të paasfaltuar.
Aktualisht këtu jetojnë 120 banorë, ndërsa tregojnë se 4 breza që nga krijimi i fshatit në 1918 kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm.
"Që kur është ndërtuar fshati uji është marrë shumë larg prej këtej. Pastaj pas viteve '90 është ndërtuar një linjë (depozitë) me ndihmën e një fondacioni holandez. Ky është problem shumë shqetësues për të gjithë ne", tha një banor.
"Marrim njëherë në 10 nga 5 kuintal për familje! Vijnë këtu politikanët premtojnë e s’bëjnë asgjë, na duket sikur tallen me ne", tha një tjetër.
Nuk ka pasur asnjëherë rrjet ujësjellës, ndërsa në qendër ndodhet e vetmja çezme publike me burim natyror, e cila gjatë verës shteron. Në këto kushte kanë ndërtuar një depozitë, ku marrin ujë me racion rreth 5 kuintal për familje. Shpeshherë janë të detyruar të zbresin në Delvinë për të mbushur ujë me bidona të cilin e transportojnë me kafshë pune apo makinë.
"Një herë ose dy herë në muaj marrim nga 5 kuintal, po çfarë të bësh me aq pak, të pish, të lahesh, të mbash bulmetin se kemi dhe bagëti", shprehet një tjetër banor.
Apelin ia drejtojnë kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së zonës, Anila Denaj.
"Këtë problem e kemi paraqitur kudo në çdo institucion i bëj thirrje kryeministrit Ramë të vërë dorën në këtë fshat!"
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zvërneci, magji edhe në dimër, vërshim turistësh të huaj! Italianët ua sugjerojnë miqve të tyre, lituanezët: Manastiri mahnitës, deti një mrekulli
16 Shkurt, 15:26
-
Aksion ‘blic’ në Vlorë, operacion për kapjen e personave me precedent kriminal, ata që lëvizin me armë dhe automjete të vjedhura! Një i ndaluar
16 Shkurt, 12:26
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35
-
Vlorë/ Rëshqitja e gurëve dëmtoi 5 banesa te ‘Uji i Ftohtë’! Banorët: Bien inerte, jetojmë me frikë! Shkak, punimet e ‘Gener 2’ në Bypass
15 Shkurt, 18:16
-
Vjosa ‘përpin’ tokat në Novoselë, Bordi i Kullimit zbret në terren pas lajmit në Report TV, Hasanaj: Projekt për pritat mbrojtëse
14 Shkurt, 17:58
-
Vlorë/ Të dehur në timon, Policia Rrugore arreston 3 shoferët! Një tjetër hetohet pasi aksidentoi këmbësorin (VIDEO)
14 Shkurt, 14:14
-
Vlorë/ Plaçkitën lokalin dhe turistin amerikan, arrestohen 2 persona të dyshuar! Kamerat e sigurisë i tradhtuan (VIDEO)
14 Shkurt, 09:40
-
Vlorë/ Arrestohet shoferi 54-vjeçar, në bagazhin e taksisë iu gjet një automtatik 4 ditë më parë! Bashkëpunoi me një 17-vjeçar për të trafikuar armën
13 Shkurt, 15:50
-
Vlorë/ Bashkia, aksion për lirimin e rrugëve nga parkimet e gabuara dhe abuzive! Masa edhe ndaj atyre që i përdorin për përfitime të paligjshme
13 Shkurt, 15:21
-
Sarandë, u përfituan me dokumente false, konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln € në bregdet
13 Shkurt, 11:51
-
Arrestimi i Veliajt, reagon Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë! Ndal linçimit publik, drejtësia të lihet e pavarur
11 Shkurt, 22:59
-
Mbi 1 mijë gjoba gjatë 10 ditëve, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 310 për shpejtësi të lartë, 7 shoferë të arrestuar
11 Shkurt, 15:46
Uje jemi e uje skemi..... Komenti i bukur votoni o budallenj votoni,pse votoni, per ke votoni kaq budallenj jeni. Ky popull ka 30 vite qe voton qorrazi,jemi te vetmit ne Europe qe skemi uji eshte e tmershme, uji i pishem derdhet ne lumenj e dete populli ska uji, te na rrojne partite mbushur me miljonere hajdute.
PërgjigjuShkoni me vrap per te votuar
Përgjigju