‘Fshati të bojkotojë zgjedhjet e 14 majit’, banorët e Bërxullës sërish në protestë, projekti Thumanë-Kashar u prek pronat

‘Fshati të bojkotojë zgjedhjet e 14 majit’, banorët e Bërxullës sërish në protestë, projekti Thumanë-Kashar u prek pronat

Banorët e Bërxullës, ashtu si në çdo të diel pothuajse prej më shumë se 7 muajsh, kanë vijuar edhe sot protestën. Ata kundërshtojnë çmimin e shpronësimeve, teksa kërkojnë vlerën e tregut për pronat e tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.  Ata thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Duhet të bojkotohen zgjedhjet. Përderisa shteti hesht, edhe ne s’duhet të marrim pjesë në votime se shteti nuk na njeh as se rrojmë as se nuk rrojmë. Pse duhet të bëhemi pjesë për të votuar, kur nuk na jepet një zgjidhje.  Kam takuar edhe kandidatin e opozitës edhe të pozitës, por problemi i madh i kësaj pune është se nuk është pyetur bashkia, këtu edhe mattë ministria e infrastrukturës. Kontrata e dytë ka kaluar me koncesion. Shteti e heq gjithë përgjegjësinë dhe merret me shpronësime”, ka thënë njëri prej banorëve për mediat e pranishme.

Banorët shprehen se janë ankuar në të gjitha institucionet, nga kryeministria në institucionet më pas dhe në ambasada.

“Vetëm në Hipotekë kemi diskutuar me drejtorin. Ne kemi kërkuar shpronësimin e pronës me vlerë tregu apo me marrëveshje. Avokati i Popullit është një nga institucionet që nuk e ka vendosur ujin në zjarr. I vetmi institucion që nuk ka dhënë përgjigje. Projekt rruge nuk ka as sot e kësaj dite. Që ditët e para kemi kontaktuar me avokatë dhe para dy ditësh, nga një vendim i gjykatës së Apelit toka duhet të shpronësohet me vlerën e tregut”.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Ata kanë kërkuar që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë hetimet për projektin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 07/05/2023 17:07

    Banore te Berxolles.Ne Europe,per vepra te rendesishme dhe me interes pyblike Ka ligje qe parashikon tre offerta per token ne pronesi te qytetareve qe preken-jepen nga shtetit tre here offerta.Ne rast se Edhe heren e trete refuzohet,Sic beni Ju,atehere keto prona qe preken,hapesieat qe preken sekuesteohen nga shtetit dhe kompensohen me cmimin e caktuar nga shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)