Fshati turistik pa shkollë dhe me kopsht të rrënuar, banorët e Radhimës kërkojnë mjet për të transportuar fëmijët

Shkolla e fshatit Radhimë është mbyllur, ndërsa prindërit po përballem me mungesën e transportit drejt Orikumit , 8 km larg. Disa prej tyre janë detyruar të lënë punën për të shoqëruar fëmijët në shkollë.

“Këtë javë e kemi çuar sepse nuk furgon, e pres atje pa punë jemi dhe e presim atje.”, u shpreh një prind.

Vetë nxënësit shprehen thanë për Report Tv se hasin vështirësi.

“Shkoj çdo ditë me babain e një shoku. Është e vështirë.”, tha një fëmijë.

Prindërit dhe gjyshërit tregojnë mundimin e përditshëm për të dërguar fëmijët në shkollë me automjete private, në mungesë të një furgoni. Bashkia e Vlorës, paguan një tarifë të vogël prej 700 lekësh në muaj për familje, e pamjaftueshme për të lidhur kontratë me një kompani transporti.

“I çojnë prindërit, një prind mund të çojë edhe disa fëmijë bashkë. Ka pasur furgon por e ka shitur pronari.”, u shpreh një grua,

“I ati shkon në punë merr djalin, ai del që në 11 sa shkon dhëndri im e merr te puna, rrit deri në 6 pastaj vjen në shtëpi, sepse nuk furgona.”, tha një tjetër.

 

“Shkolla nuk funksionon, fëmijët shkojnë në Orikum. Mirë do ishte të shkonin këtu fëmijët, t’i rikonstruktojnë këto dritare dhe dyer të thyera. Të kopshtit janë 8 fëmijë dhe vijnë përditë, kopshti funksionon. Prindërit i çojnë fëmijët me mjetet e tyre se edhe furgoni që i merrte nuk funksionon më.”, tregoi një qytetar.

Në Radhimë nuk mungon vetëm shkolla! Fëmijët e kopshtit mësojnë në një godinë të rrënuar, ndërsa edukatorja kërkon që paku bashkia të riparojë dyert e dritaret.

“Ambienti brenda është i  këndshëm, unë kam një kërkesë për dritaret dhe dyert, mbase është e mundur që t’i bëjë një rikonstruksion ambientit.” , tha edukatorja.                                                                                

Në këtë fshat bregdetar e turistik jetojnë rreth 1 000 familje që nuk kanë njohur investime prej vitesh nga pushteti lokal.

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë