Fsheh kanabisin në bombolën e
gazit të makinës, kapet 58-vjeçari

Fsheh kanabisin në bombolën e<br />gazit të makinës, kapet 58-vjeçari
SHKODËR - Për t’i shpëtuar kapjes nga policia trafikantët kanë shpikur metoda nga më të ndryshmet për të fshehur lëndën narkotike. Por 58-vjeçari Gjin Fusha nga Dukagjini ka gjetur një mënyrë të re: E ka fshehur kanabisin në bombolën e gazit të makinës së tij me të cilën tentoi të linte Shqipërinë përmes pikës kufitare të Muriqanit.
 
Plani i tij i mirëmenduar, mori fund pasi gjatë kontrollit të detajuar nga policia kufitare në vijën e dytë, në makinën me të cilën udhëtonte Gjin Fusha u zbuluan 30 kilogramë kanabisi të fshehura në bombolën e gazit të automjetit tip Volvo në pronësi të tij. Në pjesën e brendshme të bagazhit, efektivët kufitarë konstatuan një bombol gazi me ngjyrë të zeze metalike e cila kishte shenja të lyerjes me bojë të re. 58-vjeçari për tu siguruar se do t’ia hidhte policisë kufitare, kishte futur brenda bomboles një tjetër bombol metalike, ku pas hapjes së saj u gjet edhe lënda narkotike. Kanabisi ishte vendosur në 24 pako në formë rrethore e mbështjellë me celefon e presuar
 
Gjin Fusha u arrestua në flagrancë nga specialistët e Sektorit të narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. 58 vjeçari lindur në Nenmavriq të Dukagjinit akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

droge te bombula gazit

droge te bombula gazit

droge te bombula gazit

droge te bombula gazit

droge te bombula gazit

Foto të tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik