Fshehën 40 mijë euro në trup dhe nuk i deklaruan në Rinas, vihen nën hetim nënë e bijë

Fshehën 40 mijë euro në trup dhe nuk i deklaruan në Rinas, vihen nën hetim nënë e bijë

Eurot e sekuestruara

Nënë e bijë janë vënë nën hetim pasi janë kapur me 40 mijë euro të padeklaruara. Të dyja kishin fshehur në trup nga 20 mijë euro dhe kanë tentuar që t’i nxjerrin jashtë kufirit shqiptar pa i deklaruar, por gjatë kontrollit që iu është ushtruar nga efektivët e policisë ata kanë gjetur paratë e fshehsura.

Të dyja, S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, ndërsa 40 mijë eurot u sekuestruan nga policia.

Po ashtu, në hetim është vënë edhe një 35-vjeçare, pasi ka tentuar të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals. Gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj, 35-vjeçarja ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik