DURRËS- Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u kapen me 8.5 kg kanabis, sasi që e kishin fshehur në arka bananesh në automjetin me të cilin po urdhëtonin.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që kishte lëndën narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit.
Menjëherë policia i është vënë në ndjekje derisa bën të mundur ndalimin e mjetit, së bashku me dy personat që qarkullonin me këtë automjet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit, gjetën dhe sekuestruan 8.5 kilogramë kanabis të vendosur në arka bananesh.
Policia e Durrësit vuri në pranga Gazmend Rica 36 vjeç, banues në Burrel (pasagjer në mjet) dhe Mariglen Nozlli 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.