Fshehu armën e krimit ku u vra
Elton Çiça, Alban Trimi kërkon lirinë

Fshehu armën e krimit ku u vra<br />Elton Çiça, Alban Trimi kërkon lirinë
Oficeri i policisë që fshehu armën e krimit në vendin ku u vra Elton Çiça në lokalin De Niro pranë ish-Bllokut, kërkon të lirohet nga qelitë e paraburgimit.

Report Tv mëson se Alban Trimi ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Lartë më 17 qershor, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Çështja do të shqyrtohet nga relatori Edmond Islamaj, ndërsa ende nuk dihet se kur do të bëhet vlerësimi i kërkesës.

Alban Trimi akuzohet për “kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ai u arrestua dy ditë pas ngjarjes në Tiranë. Sipas Prokurorisë, Trimi ka fshehur një armë zjarri dhe aparatin e telefonit celular që mbante me vete Çiça para se të qëllohej nga një person që më pas u identifikua si Jani Aliaj.

Shtetasi Alban Trimi shkon te tavolina ku ishin ulur, merr disa sende nga aty dhe i vendos në xhepin e majtë të pantallonave të tij dhe del nga dera në krah të majtë të banakut e kthehet sërish në lokal. Në këtë moment dallohet se në xhepin e djathtë të pantallonave të tij ka një celular ngjyrë të zezë. Pastaj shkon te vendi ku pak më parë personi tjetër la sendin si pistoletë. E merr atë, e kalon në pjesën para brezit nga përpara dhe me dorën e djathtë e fut në pjesën e pasme të brezit nga e djathta duke përdorur edhe dorën e majtë për ta sistemuar në brezin e pantallonave nga pas”, analizon Prokuroria në dosje.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'