TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të apelojë vendimin e UEFA-s që i dha fitoren në tavolinë Serbisë për ndeshjen e ndërprerë më 14 tetor. Nëse komisioni i Apelit pranë UEFA-s nuk i jep sërish të drejtë Sqhipërisë, atëherë çështja do të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv e njohur si CAS.
 
Përfaqësuesi ligjor i FSHF-së Artan Hajdari, në një konferencë për mediat menjëherë pas vendimit, theksoi se lufta juridike do të vijojë, teksa sqaroi se sipas tij, penalizimi kryesor për Shqipërinë është fakti se ekipi kombëtar refuzoi vazhdimin e ndeshjes, pas dhunës që huliganët serbë ushtruan ndaj tyre në fushën e blertë.