FSHF, Disiplina i përgjigjet ashpër
dhunës në futboll, zbardhen vendimet

FSHF, Disiplina i përgjigjet ashpër<br />dhunës në futboll, zbardhen vendimet
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka qenë mjaft i ashpër me aktet e dhunës që janë shkaktuar në javën e fundit në futbollin shqiptar.
 
Zyrtari Tiranës, Saimir Shehri për përshtyrje ndaj zyrtarit të ndeshjes përballë Skënderbeut dënohet me 24 pezullim nga aktiviteti sportiv.
 
Skënderbeu dhe Tirana për sjellje të gabuar të tifozërise së tyre, dënohen secili me 100.000 leke gjobë.
 
Gramozi për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen me Domosdovën dënohet me zhvillimin e ndeshjeve jashtë fushe deri në fund të edicionit, gjobë dhe humbjen në tavolinë.
 
Lojtari i Gramozit, Enea Mydin dhe lojtari i Domozodovës Josel Shtrepi për dhune ndaj njeri-tjetrit dënohen 8 ndeshje pezullim. 


Vendimet e plota

1.Zevendes tranjeri i KF “Teuta”, Klodian Dervishi, per ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS

2.Zyrtari i KF “Tirana”, Saimir Shehri, per pershtytje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 24 (muaj) pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/2.c te KDS.

3.Tranjeri i KF “Terbuni”, Viktor Gjoni dhe lojtari i KF “Terbuni”, Abaz Karakashi, per protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes , denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv ,bazuar ne nenin 56/1.a te KDS. 

4.KF “Skenderbeu” dhe KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohet secili me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

5.Lojtari i KF “Korabi”, Halim Bega, per sjellje te keqe ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

6.Zyrtari i KF “Dinamo”, Indrit Skrela, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS. 

7.Lojtari i KF “Tirana B”, Gledis Mezini, per provokim te publikut, denohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, me bazuar ne nenin 53 te KDS. 

8.KF “Shenkolli”, per sjellje te keqe te tifozeve te saj , denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe dhe 1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenet66/1 dhe 136/1.b te KDS.

9.Lojtari i KF “ Gramozi”, Adriatik Kodra, per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

10.Lojtari i KF “Gramozi”, Enea Mydin dhe lojtari i KF “Domosodova” Josel Shtrepi, per dhune ndaj njeri-tjeterit, denohet 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

11.Lojtari i KF “Gramozi”, Ardit Baci dhe Erjon Cenko, per sjellje te keqe ndaj kundershtareve, denohet secili me pezullim nga aktiviteti sportiv deri ne fund te sezonit,bazuar ne nenin 48/1.e te KDS

12.KF “Gramozi”, per deshtim ne përmbushjen e përgjegjësive ne organizimin e ndeshjes me KF “Domosdova”, për hyrjen brenda pjesës se rrethuar te fushës se lojës te personave duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtareve ne fushe dhe pasoja te renda, ne baze te Nenit 65/2 dhe 65/3/b) dënohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjeve ne stadiumin përkatës deri ne përfundim te sezonit futbollistik; humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 si dhe gjobe ne masën 100.000 (njeqind mije) lek me aplikim te Nenit 136 b) te KDS.

13.Lojtari i KF “Memaliaj”, Denis Memo, per goditje me grusht ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 24(njezetekater) muaj pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.

14.KF “Memaliaj”, per deshtim ne permbushjen e pergjegjsive, denohet me 4(kater) ndeshje pa spektator, humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Tepelena” dhe me 100.000 (njeqindmije) gjobe, bazuar ne nenin ,65/1, 65/3.b dhe 136/1.b te KDS.

15.Lojtari i KF “Oriku”, Sabri Omeri, per provokim te publikut, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 53 te KDS.

16.Lojtari i AF “Dinamo” U-17, Mesur Hoxha, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

17.KF “Lushnja” U-19, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 ne KF “Butrinti” U-19, zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektator dhe me 500.000 (peseqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 65/3.a dhe 136/1.e te KDS.

18.Zyrtari i KF “Lushnja” U-19, Bledar Hasalla, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga akiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.

19.KF “Skenderbeu” femra, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Vllaznia” femra, humbet te drejten per te marre pjesen ne 2(dy) edicionet e ardheshem te Kupes se Shqiperise femra, bazuar ne nenin 55/2 te KDS.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të