/ATSH/. - Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur sot seminarin e mes-kampionatit, sipas një programi të detajuar dhe që funksionon prej vitesh. Në hotel "White Dream" në Tiranë, gjyqtarët më të njohur shqiptarë, nën drejtimin e lektorit të FIFA-s, Stiv Bennett, kanë nisur një prej pjesëve më të rëndësishme të programit vjetor të tyre.
Ky seminar, është njëkohësisht një prej fazave që trajton Sektori i Gjykimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit. Fazat e seminareve te gjykimit janë katër: dy prej të cilave, që zhvillohen në pesë ditë radhazi në muajt gusht dhe janar, ndërkohë që në tetor dhe në mars zhvillohen edhe dy seminare të tjera (treditore).
"Seminari ka nisur me analizën e fazës së parë. Më pas, vazhdon me shqyrtimin e një pjese të temave që ja kemi servirur ne. (Masat disiplinore gjatë ndeshjes). ( Bashkëpunimi mes gjyqtarit kryesor dhe atij anësor). (Përdorimi me efikasitet i sistemit të komunikimit). (Roli i gjyqtarit të vijës) etj, - do të jenë disa nga temat e që do të diskutohen në këtë seminar, deklaron per Ueb-in e FSHF, Shefi i Sektorit të Gjykimit, Plarent Kotherja.Pasdite, lektori Stiv Bennett do të aplikojë për herë të parë provimin interaktiv.
Nesër pasdite do të kryhen edhe testimet fizike me gjyqtarët.
/Shqiptarja.com