FSHF i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë që të lejohen 100% tifozët në stadiume: Do ndihmojë në rikthimin e normalitetit në sport

FSHF i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë që të lejohen 100% tifozët në stadiume: Do ndihmojë në rikthimin e normalitetit në sport

Kërkesa e FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, që të lejojë në masën 100% tifozët në stadiume, ndërkohë që momentalisht lejohen që të futen në stadium vetëm 30% e tifozëve. FSHF kërkon lejimin e spektatorëve në ndeshjet e ekipit kombëtar në kompeticionin Kupa e Botës Katar 2022 si dhe atë të klubeve shqiptare në kompeticionin e UEFA-s.

Në shkresën e dërguar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, FSHF thotë se përmes bashkëpunimit dhe kujdesit maksimal, mund të organizohen evente të mëdha, pa rrezikuar jetën e njerëzve, siç ishte edhe zhvillimi i Kampionatit Europian 2020, apo edhe ndjekja e ndeshjeve në sheshin “Skënderbej” nga mijëra sportdashës, duke u treguar të kujdesshëm.

“Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet deçizive të Shtatorit. Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, – shkruhet në kërkesën e FSHF-së për Ministrinë e Shëndetësisë.

FSHF thotë se ky vendim do të ndihmon në rikthimin e normalitetit në sport dhe për jetën sociale të vendin dhe do të ishte edhe shembull suksesi sesi mund të garantohet siguria publike duke iu rikthyer aktivitete me të tilla përmasa.

Kerkesa e FSHF

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/07/2021 23:43

    Do te ndihmoje vecanerisht dhe xhepat e Dukes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)