FSHF kërkoi që Kupa e Shqipërisë të luhet me tifozë/ Vllaznia 'bëhet xheloze': Përfshini edhe ndeshjen tonë me Besëlidhjen! Mund të ruajmë distancën

FSHF kërkoi që Kupa e Shqipërisë të luhet me tifozë/ Vllaznia 'bëhet xheloze': Përfshini edhe ndeshjen tonë me Besëlidhjen! Mund të ruajmë distancën

Foto ilustruese

SHKODËR- Klubi i futbollit i Vllaznisë i ka bërë kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit që të shtojë në listën e ndeshjeve që mund të luhen me tifozë edhe takimin mes ekipit shkodran dhe Besëlidhjes.

Fill pas kërkesës së FSHF-së drejtuar instancave shtetërore që finalja e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës të zhvillohet me praninë e tifozëve, edhe klubi shkodran kërkon që të përfshihet edhe përballja Vllaznia- Besëlidhja.

Në argumentin që ato japin në njoftimin zyrtarë, shkruajnë se stadiumi "Loro Boriçi" ka një kapacitet prej 16 mijë vendesh dhe se mund të ruhet distanca sociale.

"KF Vllaznia është njohur përmes mediave por edhe përmes faqes tuaj zyrtare, me një kërkesë që Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë instancave shtetërore për ta luajtur me tifozë ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë duke marrë edhe shembullin e Francës, ku finalja e Kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Në këtë kontekst, do të dëshironim që në kërkesën tuaj ndaj instancave shtetërore të përfshini edhe ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. Vërtetë finalja e Kupës së Shqipërisë është finale, por edhe sfida jonë është një "finale" dhe për më tepër, një ndeshje që pritet me shumë interes nga tifozëritë e të dy ekipeve. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj që përpos dëshirës për të patur tifozë në ndeshjen finale të Kupës, ato të lejohen konform rregullave dhe distancimit edhe në ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. 16 mijë vendet që ka stadiumin "Loro Boriçi" janë një mundësi shumë e mirë që në stadium të ketë një numër të kufizuar tifozësh dhe duke respektuar rregullat e distancimit. Mbesim me shpresën e plotësimit të kësaj kërkese! KF VLLAZNIA", shkruhen në reagimin e tyre zyrtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot