KF Klosi nuk është më pjesë e Kategorisë së Tretë në futbollin shqiptar. Matjanët nuk kanë marrë pjesë në disa takime, duke detyruar FSHF-në që t'i përjashtojë nga gara e këtij sezoni si dhe t'i zbresë një kategori më poshtë, duke i zbritur edhe gjashtë pikë në sezonin pasardhës.

"KF Klosi, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, në bazë të nenit 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Vllaznia B. Në bazë të nenit 30/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF Klosi përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës", njofton Disiplina e FSHF-së.


Lajmi kryesor:

Disiplina/ Gjoba të majme për Teutën dhe Vllazninë, pezullohet futbollisti i Egnatias! KF Klosi përjashtohet nga kampionati