FSHF për tre vite nën monitorimin e UEFA-s, shkak borxhet e fshehura të Tiranës

FSHF për tre vite nën monitorimin e UEFA-s, shkak borxhet e fshehura të Tiranës

Federata Shqiptare e Futbollit është nën monitorim nga UEFA për shkak se dy vite më parë licensoi Tiranën me dokumentacion jot ë rregullt. Ky lajm është konfirmuar nga shefi i sektorit të licensimit në FSHF, i cili ka bërë të ditur edhe arsyen.

Në sezonin 2016-2017 Tirana ra nga kategoria, por për shkak se fitoi Kupën e Shqipërisë, mori pjesë në Kupat e Europës. Më vonë, pasi ishte eliminuar UEFA zbuloi se klubi bardheblu nuk ishte në parametrat e duhura financiar dhe për këtë arsye nuk i akordoi shpërblimin, rreth 240 mijë euro.

Gjithsesi sanksionet nuk u ndalën këtu, pasi UEFA më vonë dënoi FSHF-në me 100 mijë euro gjobë. Dhe së fundmi zbulohet se jo çdo gjë është ndalur me kaq, pasi UEFA për tre vite radhazi do të ketë nën monitorim FSHF-në.

Theksojmë se për shkak të borxheve të fshehura në atë periudhë klubi i Tiranës nuk ka arritur as këtë sezon të marrë licensimin për të luajtur në Kupat e Europës pavarësisht se nuk i arriti sportivisht ato.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij