Rolando Maran dhe ndihmësit që do të marrë në kombëtaren shqiptare të futbollit do të përfitojnë 400 mijë euro në vit (si staf), që e përkthyer në muaj do të thotë diçka më shumë se 33.330 euro, kjo sipas mediave. Veç Maran, i konfirmuar si një nga ndihmësit e tij është edhe Christian Maraner.
Federata Shqiptare e Futbollit është rikthyer te pagat e para 'epokës së Sylvinhos', pasi braziliani dhe stafi i tij kishin një pagë të majme prej afro 1 milion eurosh në vit si total.
Kështu, Maran dhe stafi i tij do të ndajnë 400 mijë euro në vit, me kontratat që janë individuale dhe të përcaktuara qartë. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, FSHF-së stafi i ri do t'i kushtojë diçka më shumë se 1.100 euro në ditë.
Lajmi kryesor:
Sylvinho i lë stafetën trajnerit Rolando Maran, italiani firmos deri në vitin 2028 dhe prezantohet në Kombëtare: Fola me De Biasin, mund të shkojmë në Botëror









