FSHF mbështet Fshatin SOS, presidenti Duka: Përmirësojnë infrastrukturën sportive për fëmijët

FSHF mbështet Fshatin SOS, presidenti Duka: Përmirësojnë infrastrukturën sportive për fëmijët

Takimi në Fshatin SOS

Në prag të festave të fundvitit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një aktivitet të veçantë për banorët e Fshatit SOS në Tiranë. Në Fshatin SOS është investuar në përmirësimin infrastrukturës sportive për fëmijët si dhe në pajisjen me bazë materiale për fëmijët në ndihmesë të zhvillimit të lojërave dhe seancave të ndryshme të aktiviteteve sportive. Gjithashtu, këtë herë FSHF ka menduar të surprizojë fëmijët për festat e fundvitit duke u dhuruar nga një çantë me bazë materiale sportive.

Në prononcimin e dhënë gjatë kësaj vizite, presidenti Duka inkurajoi fëmijët që të merren më shumë me futboll.

“Nuk është hera e parë që jam në këtë institucion, që për mua siç e bisedova edhe me drejtuesit e Fshatit SOS është nga më të mirët në Shqipëri, që krijon kushte për fëmijët. Projektet e FSHF-së me të gjithë aktorët janë të vazhdueshme për të përmirësuar sa më shumë jetën tonë, në vendin tonë dhe pse jo nëpërmjet lojës së futbollit”, tha presidenti Duka.

 Ai më pas uroi fëmijët e Fshatit SOS dhe gjithashtu të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një vit 2024 sa më të mbarë dhe me shëndet të plotë.

“Është fillimi i festave të fundvitit dhe jam i lumtur që sot jam këtu. Ju uroj juve dhe nëpërmjet jush të gjithë fëmijët në Shqipëri, Gëzuar Festat ! Të presim një vit 2024 sa më të mbarë, sa më të shëndetshëm dhe sa më shumë gjëra të mira dhe të bukura për ju dhe për të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Ju falënderoj që jeni këtu sot me ne, falënderoj stafin kujdestar që ka organizuar këtë festë dhe gjithashtu administratën e FSHF-së. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e RI dhe një vit 2024 sa më të mirë dhe sa më të bukur”, përfundoi kreu i FSHF-së.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore