Fshihte armën e zjarrit në banesën e tij në Krujë, arrestohet 47-vjeçari ! I gjenden edhe 3 krehra me municion luftarak.

Fshihte armën e zjarrit në banesën e tij në Krujë, arrestohet 47-vjeçari ! I gjenden edhe 3 krehra me municion luftarak.

Një armë zjarri pushkë dhe 3 krehra luftarake, janë sekuestruar nga policia e Krujës.

Në kuadër të operacionit policor ‘Room’ u arrestua në flagrancë Kujtim Jangozi, 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Në banesën e 47-vjeçarit, policia gjeti të fshehur një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër