DURRËS- Një 60-vjeçar është vënë në pranga, pasi në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme ushtronte në mënyrë të paligjshme veprimtarinë e këmbimit valutor.

Në kuadër të operacionit “Valuta” u arrestua Hyqmet Arkaxhiu banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Gjatë kontollit fizik dhe në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.