PRISHTINË, 26 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Në Gjilan, në ambientet e Batalionit të Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë, sot u mbajt ceremonia e çertifikimit të pjesëtarëve të FSK-së, nga radhët e komuniteteve me rastin e përfundimit të kursit të gjuhës shqipe.
Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku e vlerësoi shumë të rëndësishëm kryerjen e kursit të gjuhës shqipe për pjesëtarët nga radhët e komuniteteve.
"E vlerësoi si një arritje shumë të madhe, sepse është një hap i rëndësishmen për shumë arsye. FSK-ja është një forcë që mburret me suksesin, me vlerat e veta. Vlera kryesore të FSK-së janë profesionalizmi, disiplina, përkushtimi dhe multnietniciteti e barazia gjinore", u shpreh ai.
Ministri Çeku i përgëzoi dhe uroi pjesëtarët e komuniteteve serbe dhe boshnjake për kryerjen me sukses të kursit të gjuhës shqipe, të cilëve iu dhanë edhe çertifikata./a.g/
/Shqiptarja.com