FT: BE po shqyrton dërgimin e
ushtrisë në kufirin greko-maqedonas
Në një përpjekje për të frenuar fluksin e pandalshëm të refugjatëve drejt Europës, BE po planifikon dërgimin e një force ushtarake në kufijtë greko-maqedonas. Lajmi publikohet nga prestigjiozja britanike “Financial Times”, sipas së cilës, ky plan, që për herë të parë është propozuar nga Sllovenia, po merr mbështetjen e shumë udhëheqësve në Berlin dhe Bruksel
Në një përpjekje për të frenuar fluksin e pandalshëm të refugjatëve drejt Europës, BE po planifikon dërgimin e një force ushtarake në kufijtë greko-maqedonas.
Lajmi publikohet nga prestigjiozja britanike “Financial Times”, sipas së cilës, ky plan, që për herë të parë është propozuar nga Sllovenia, po merr mbështetjen e shumë udhëheqësve në Berlin dhe Bruksel, pasi Greqia e ka të pamundur që të ruajë me forcat e saj kufijtë e jashtëm të BE-së, nga ku prej fillimit të këtij viti kanë hyrë prej Turqisë 67 mijë refugjatë.
Një ditë më parë, Kancelarja gjermane Merkel, e cila viziton Ankaranë për çështjen e refugjatëve ditën e hënë, ka kërkuar një mbrojtje më të fuqishme të kufijve të jashtëm të BE-së.
“Kemi nevojë të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm, sepse duam të ruajmë ‘Schengen’-in. Nëse nuk mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm, lëvizja e lirë në tregjet e brendshme - që është edhe burimi i pasurisë sonë - është në rrezik, ndaj dhe duhet ta parandalojmë këtë. Unë mendoj se të gjitha shtetet anëtare të BE-së jane dakord për këtë”, tha Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Edhe ministri i Jashtëm hungarez ka kërkuar krijimin e një brezi mbrojtës në kufijtë e Greqisë me Bullgarinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, brez i cili ka filluar pak a shumë të funksionojë pasi Hungaria, Kroacia, Sllovakia dhe Sllovenia kanë dërguar një numër oficerësh policorë dhe personel për të kryer patrullime të përbashkëta në këtë zonë.
Siç theksojnë shumë analistë, nëse BE-ja vë në zbatim një plan të tillë për dërgimin e ushtrisë në kufijtë greko-maqedonas ,krijohet rreziku që Greqia të mbetet e bllokuar brenda kufijve të mbyllur europianë dhe fluksit masiv të refugjatëve nga Turqia, numri i të cilëve në vendin fqinj shkon në mbi 2.5 milionë njerëz./Top Channel/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.6%
-
E Komitetit Olimpik
12.8%
-
E qeverisë
3.5%
Vota total: 7663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Katër infeksionet e verës që ‘kërcënojnë’ pushimet tuaja! Ja mënyrat e thjeshta si t’i kaloni
12 Gusht, 22:53
-
Vlorë/ Zjarret në disa fshatra të Selenicës, ndërhyrja e zjarrfikësve duket e vështirë! Shoqërohen disa persona në polici
12 Gusht, 22:52
-
Dyshohet se 800 tonë mbetje toksike u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, anija fik sinjalin! 'Doganat': Po bashkëpunojmë me OLAF për ta lokalizuar
12 Gusht, 22:17
-
Manchester United bën goditjen e dyfishtë në merkato, transferon nga Bayerni mbrojtësit De Ligt dhe Mazraoui
12 Gusht, 22:06
-
'Të moshuarit i lidhnin', ish-infermierja tregon trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari: Flinin dy pacientë në një krevat
12 Gusht, 21:59
-
Lushnjë/ Zjarri përfshin masivin pyjor të Lekajt, digjen 5 ha me shkurre dhe pisha! Zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore
12 Gusht, 21:52
-
Fat i jashtëzakonshëm! 3 shenjat e Horoskopit që mund të rriskojnë pa frikë deri më 18 gusht
12 Gusht, 21:52
-
Banka Botërore këshillon qeverinë: Riktheni emigrantët! Eksperti: Do duhet të paktën 1 dekadë, të 'joshen' me ndryshime në tregun e punës, arsim e paga
12 Gusht, 21:47
-
Rrugëtimi politik i oligarkut misterioz, që në Parlament shkon me karvan makinash e badigardë të shumtë
12 Gusht, 21:46
-
VIDEO/ Meta nuk i ndahet jetës 'baritore', kësaj here shtrihet mbi bar duke ngrënë boronica
12 Gusht, 21:42
-
INSTAT: Ulen lindjet për 3 mujorin e dytë të vitit 2024, rriten vdekjet! Korça me numrin më të lartë të vdekshmërisë
12 Gusht, 21:39
-
Vjosa Osmani takon ambasadorin e SHBA-së, diskutojnë për sigurinë dhe zgjedhjet e reja
12 Gusht, 21:33