Ftesë me DJ të tillë nuk keni 
parë, ndodh tek Pazari i Ri

Ftesë me DJ të tillë nuk keni <br />parë, ndodh tek Pazari i Ri
Ftesat për festa të rinjsh me birra dhe muzikë live shoqërohen zakonisht me emra DJ të njohur ose jo, vendas ose të huaj, por ftesë si kjo në foton e mëposhtme nuk besoj të keni marrë. 

Ftesë për një festë ku DJ do të jetë një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ervin Bushati, eksperti ekonomik dhe deputeti i PS-së, do të jetë këtë të premte DJ i një feste të organizuar nga Njësia 8, zonë elektorale të cilën ai e drejton prej vitesh për llogari të partisë së tij. 

Në posterin e përgatitur për këtë event, ku për t'i qëndruar besnik numrit të njësisë së partisë, dhe ora është lënë në 08:08 (dhe pse festa është të premten në mbrëmje) është shënuar se tek Pazari i Ri, DJ do të jetë vetë deputeti.

Performanca e tij skenike ngelet për t'u parë.
festa
(Festa e PS te "Pazari i Ri" të premten)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur