Ftesa dhe aventura për beqarët, zemra do ju rrahë fort, kujdes disa këshilla! Lexoni horoskopin për sot

Ftesa dhe aventura për beqarët, zemra do ju rrahë fort, kujdes disa këshilla! Lexoni horoskopin për sot

DASHI
Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të mbushur me momente te lumtura dhe kënaqësi pafund. Askush dhe asgjë nuk do ju pengoje te shprehni ato qe keni ne zemër e pse jo te provoni edhe eksperienca te reja. Beqaret do jene gjithë kohës ne lëvizje dhe do flirtojnë me disa persona njëkohësisht. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, por disi me e kënaqshme se disa kohe me pare.

DEMI
Merkuri do ju nxitë t'i njohin më mire cilësitë e partnerit tuaj sot dhe ta vlerësoni akoma me shume atë. Marrëdhënia ne çift ka për te qene shume e ngrohte. Beqaret do jene tejet tërheqës dhe do marrin ftesa pa fund. Mire do bëjnë te mos refuzojnë asnjë, por te njihen sa me mire me gjithë personat. Shpenzimet nuk do i kontrolloni dit dhe ka rrezik qe situata financiare te rendohet.

BINJAKET
Sot do e shfrytëzoni pafundësisht ditën ju te dashuruarit dhe do kaloni momente me te ngrohta me partnerin. Nëse ky i fundit ju bën ndonjë propozim për te shkuar diku, mos e refuzoni. Beqaret do kenë plot mundësi për aventura kalimtare dhe duhet te vendosin vete nëse do përfitojnë apo jo. Ne planin financiar do bëni edhe sakrifica për ta mbajtur situatën nen kontroll.

GAFORRJA
Ka mundësi te mbylleni ne vetvete sot ju te dashuruarit dhe te mos flisni me partnerin as për gjerat qe ju shqetësojnë me shume. Ky ne fakt do jete një gabim me goxha pasoja. Beqaret do realizojnë takime vërtet interesante, por do preferojnë te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. te ardhurat do përmirësohen disi dhe kjo do ju beje te jeni me te qete.

LUANI
Klima e ngrohte do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni aspak konflikte me partnerin dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Beqaret do dine si te joshin dhe si te veprojnë kështu qe do mbeten serish me te njëjtin status. Sektori i financave ka për te qene i kënaqshëm te paktën sa për te kryer shpenzimet me te domosdoshme. Për investime me te mëdha është ende herët.

VIRGJERESHA
Ata qe janë ne një lidhje nuk do kalojnë një dite shume te bukur. Humori do ju ndryshoje shpesh dhe për pasoje edhe mosmarrëveshjet do jene te forta. Beqarët do fillojnë te shoqërohen serish me një ish partner, por pa arritur ne diçka me shume. Ne planin financiar gjithçka do ju ece sipas planeve vetëm duhet te bëni kujdes me lojërat e fatit. Po u tunduat keni për te humbur shume.

PESHORJA
Sot do ndodhin disa probleme te vogla mes jush dhe partnerit tuaj, por situata do përmirësohet shpejt. Mundohuni te mos nxitoheni e te mos merrni vendime te pamenduara mire. Beqaret nuk duhet te luajnë shume me zjarrin sepse mund te digjen keq dhe do e mbajnë mend për gjithë jetën. Ne planin financiar do keni me shume fat dhe situata do filloje te normalizohet.

AKREPI
Te dashuruarit do kalojnë momente vërtet interesante sot dhe do e adhurojnë çdo moment qe do kalojnë me partnerin e tyre. Për beqaret ka mundësi te ndodhin gjera te rëndësishme sot. Po bene përpjekjet e duhura ata mundet te ndryshojnë edhe statusin. Me financat keni për te pasur probleme goxha serioze nëse nuk shpenzoni me plan dhe duke menduar për te ardhmen.

SHIGJETARI
Pasioni do jete i zjarrte sot për te gjitha ata qe kane një lidhje. Çdo moment do jete i ngrohte dhe tejet emocionues. Beqaret nuk duhet te mundohen ta bëjnë për vete me gënjeshtra atë qe pëlqejnë sepse ashtu nuk do krijojnë dot lidhje afatgjata. Me shpenzimet mos abuzoni sepse mund te gjendeni ne situata vërtet problematike me vone. Duhet te mendoni edhe për te ardhmen.

BRICJAPI
Nëse keni një lidhje dita e sotme do jete rutine. Kënaquni qe ajo nuk do ketë probleme dhe mos kërkoni gjera ekstreme. Beqaret do jene pafundësisht kërkues dhe nuk do arrijnë te gjejnë personin qe kane ëndërruar gjithë këto kohe. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te zakonshme sepse situata nuk do jete shume e qëndrueshme.

UJORI
Jeta juaj ne çift do jete me e favorshme sot. Do merreni vesh me shume me partnerin dhe nuk do ju lindin aspak mosmarrëveshje. Për ju beqarët nuk pritet ndonjë gjë e rëndësishme. Nuk do marrin as ftesa për të dale ne takime. Financat do kenë përmirësime edhe me te mëdha nga sa mund ta keni menduar. Tashme mund t'i kryeni edhe disa shpenzime me tepër pa ju dridhur dora.

PESHQIT
Ne jetën tuaj ne çift do mbizotëroje paqja gjate kësaj dite. Nuk do keni aspak debate dhe do i lini pas krahëve edhe disa hatermbetje te se shkuarës. Për ju beqaret do fillojnë një histori e re shume me e bukur nga ajo qe kishit ëndërruar. Zemra do ju rrahe aq fort saqë nuk do e besoni se jeni ne realitet e jo ne një ëndërr. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri ne çdo moment.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura