DASHI
Merkuri do kujdeset me tepër për jetën tuaj ne çift dhe do e forcoje komunikimin. Mes jush dhe partnerit nuk ka për te pasur debate te zjarrta. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë te bëjnë për vete personin te cilit ia kane vene syrin. Te ardhurat gjithashtu do përmirësohen goxha. Shfrytëzojeni rastin për te shlyer borxhet e vjetra dhe për te hequr disa para mënjanë.
DEMI
Dielli do jete shume harmonik gjate kësaj dite dhe do ua beje gjerat shume me te lehta ju te dashuruarve. Partneri do tregohen me i dashur. Beqaret nga ana tjetër do kenë me shume fat ne dashuri dhe do arrijnë te gjejnë një person qe do i përmbushë ne çdo pike. Me financat duhet te jeni pak me vigjilente se me pare sepse po gabuat do i vuani gjate pasojat.
BINJAKET
Jeta juaj ne çift nuk ka për te qene aspak rutine sot. Partneri do mendojnë t’iu surprizoje ne çdo moment dhe ju do përjetoni emocione shume me te mëdha se me pare. Beqaret nuk do arrijnë ta gjejnë dot princin e tyre te kaltër, megjithatë nuk do kalojnë një dite te keqe. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe do iu ndihmoje t’i zgjidhni problemet dhe do ndiheni me te qete.
GAFORRJA
Dite mjaft intensive ka për te qene kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Do keni dëshira te çmendura dhe pak nga pak do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Beqaret nuk do hezitojnë te flasin hapur me personat qe do pëlqejnë dhe mundet edhe te kenë disa ndryshime ne jetën sentimentale. Ne planin financiar do jete Neptuni ai qe do ju ndihmoje gjate gjithë kohës dhe gjerat do ju ecin për mrekulli.
LUANI
Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet t’i lënë personat e jashtëm te ndërhyjnë tej jeta e tyre sentimetale. Ndryshe nga sa mundte duken ata mund t’ua ndërlikojnë gjerat. Beqaret ka mundësi te fillojnë një histori te bukur dashurie qe do zgjasë për gjithë jetën. Financat do jene goxha te trazuara. Këshillohuni sa me pare me specialiste dhe merrni masa strikte nëse nuk doni te mbeteni duarthate.
VIRGJERESHA
Çiftet do kalojnë momente shume romantike pranë te dashurit te tyre dhe nuk do duan te shkëputen asnjë moment prej tij. As vete nuk e kishin menduar ndonjëherë se jeta mund t’iu merrte këtë drejtim. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume nga ftesat qe do iu bëhen. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë tregohuni te matur nëse keni për te kryer disa investime.
PESHORJA
Klima yjore do jete shume e tendosur sot. Ka mundësi te keni debate te forta me atë qe keni ne krah dhe duke qene se asnjeri nuk do hape rruge, e ardhmja do jete e diskutuar. Beqaret do përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet për aventura edhe pse do e dine se ato mund te jene afatshkurtra. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe nuk do ju dalin aspak probleme.
AKREPI
Çiftet do kenë disa mosmarrëveshje te vogla ne orët e para te mëngjesit, por pas mesditës situata do filloje te normalizohet. Ju te dashuruarit do keni një takim te jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshoje drejtimin dhe do ju beje te ndiheni shume me mire. Financat do dini si t'i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës nen kontroll situatën. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhe.
SHIGJETARI
Sot do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë qe ju kishin ndare nga partneri dhe do jeni shume me optimiste për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë asnjë lloj kompleksi dhe do joshin ashtu si do e mendojnë me te arsyeshme. Çdo gjë do ju ece edhe me mire nga sa kishin menduar. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak sepse ai do jete goxha i mire.
BRICJAPI
Sot nuk ka rrezik te mërziteni aspak ju te dashuruarit sepse partneri do ju beje propozime interesante për t'u argëtuar edhe me shume me njeri-tjetrin. Beqaret pa u lodhur shume do mund te fillojnë një lidhje shume te bukur dhe afatgjate. Financat here pas here do kenë edhe ndonjë tronditje te vogël, por ne tërësi gjendja nuk do jete shume problematike.
UJORI
Nëse jeni ne një lidhje sot do futeni ne një etape shume me te favorshme dhe me te begate. Marrëdhënia me partnerin do behet edhe me pasionante. Beqaret ka mundësi te afrohen edhe me shume me një person me te ri se vetja për te cilin ne fillim nuk kane pasur përshtypje te mira. Për financat do keni ide gjeniale sesi t'i përmirësoni. Situata ka për te qene e jashtëzakonshme.
PESHQIT
Kjo e sotmja do jete një dite pozitive për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do i pushtoje edhe pasioni i zjarrte. Beqaret do kenë takimin me te veçanta te jetës se tyre. Me personat e rinj shume shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.