Ftesa e Metës për takim,Tabaku:
OK në parim por vendos Basha

Ftesa e Metës për takim,Tabaku:<br />OK në parim por vendos Basha
Deputetja e Parisë Demokratike Jorida Tabaku deklaron se parimisht është dakort për takimin Basha-Meta, por në fund të fundit do të jetë lideri i Parisë Demokratike që do të vendos zyrtarisht nese do të zhvillohet apo jo ky takim.

Duke folur në emisionin '45 minuta' nga Denis Minga në Report Tv Tabaku thekosi se palët është më mirë të takohen sesa mos të takohen. Gjithashtu Tabaku theksoi se qëndrimi i LSI-së ka qënë dytësorë në lidhje me reformën dhe se deputetët e kësaj force politike nuk kanë shprehur asnjë qëndrim se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë në ketë ky draft. Gjithashtu thekoi se PD është e interesuar për reformën në drejtësi ndërsa këmbënguli edhe një herë se vendet e rezervuara përbëjnë ngërçin ku ndahen palët.


Ftesa e Metës ndaj Bashës, si e cilësoni?
Unë u njoha para disa minutash me ftesën e Metës, roli i LSI gjithmonë ka qënë dytësor. Meta ka në fund të ditës gjithsesi 20 deputetë pavarësisht se deputetët e LSI nuk kanë mbajtur ndonjë qëndrim të fortë. Unë nuk kam edhe sot ndonjë ide të qartë se çfarë qëndrimi mbajnë ata ndaj përmbajtjes së draftit të reformës. 

Ju po thoni që është i panevojshme takimi Meta-Basha? 
Unë nuk thashë këtë, që është takim i panevojshëm por mendoj se ata nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim të fortë ndaj reformës. Ata gjithsesi kanë 20 deputet që do të votojnë reformën. 

Ju keni informacione, a do pranojë Basha të takohet? 
Letra është bërë publike para pak orësh. Lideri i PD Basha ndodhet në një vizitë në Berlin, por sigurisht që Paria Demokratike do të bëjë publike një qëndrim zyrtar lidhur me këtë ftesë.

Kur kthehet zoti Basha, pasi Meta ka caktuar afat deri të hënën për takimin? 
Problemi nuk besoj se është kohor, është i zgjidhshëm. Basha do të flasë për këtë çështje sapo të informohet për ftesën.

Në këndvështimin tuaj a është mire të pranojë Basha këtë takim?
Nuk dua të flas konkretisht, pasi është akoma një takim hipotetik. Por në parim më mirë është të takohen edhe të diskutojnë sesa mos të takohen. Unë shpresoj ne të gjithë në këtë proces t’i përmbahemi Komisionit të Venecias. Ne jemi pro reformës në drejtësi. 

Ju keni një kusht për vendët e rezervuara?
Ne kemi një kusht që të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne i qëndrojmë parimit të fillimit, atë të moskapjes së sistemit të drejtësisë. Ne duam një sistem të drejtë.

Basha ka thënë se palët kanë ngecur tek vendet e rezervuara, nëse në takimin Basha-Meta nuk përmbushet sërish kushti, do të refuzoni reformën?
Unë nuk mund të parashikoj çfarë do të ndodhë në takim. Komisioni i Venecias e le të hapur për palët politike të arrijnë tek zgjidhja por konsensusin e jep qeveria jo opozita.

A është cënuar imazhi i PD-së në sytë e ndërkombëtareve pas qëndrimit se ju nuk jeni treguar fleksibël ndaj reformës?
Në këtë proces PD ka qënë konsistente. Ne i kemi qëndruar në frymë dhe në gërmë draftit të Komisionit të Venecias. Unë besoj që PD ka bërë një punë të mirë, sepse kemi kërkuar që Komisioni i Venecias të jetë i balancuar mes palëve. Ne jemi vonë në këtë reformë sepse qeveria nuk ka pranuar.

Ju thoni qe nuk do e votoni, si mund ta çonte më parë qeveria këtë reformë në parlament?
Ne themi që të miratojmë një platformë bashkarisht. Jo thjesht të shkojmë të ngremë duart për diçka që nuk jemi dakort.
 
A ka të tjera kushte PD përveç vendeve të rezervuara? 
Në bazë të diskutimeve vetëm kjo çështje ka mbetur mes palëve, por mund të kenë mbetur elementë të tjerë që lidhen me ligjet qe shoqërojnë paketën kushtetuese. 

A jeni në një pozitë të vështirë me SHBA-në ? 
Nëse ka një palë që ka qëndruar konstante në këtë process është Partia Demokratike. Ne po mundohemi që të bëhët kjo reformë.

Sipas Ramës, Berisha ndikon në vendimarrjen e grupit parlamenatar dhe jo Basha. A është e vërtetë që Berisha ndikon në vendimarrjen tuaj? 
Në takim me Ramën ishtë zoti Basha mesa di unë, me propagandën e qeverisë jemi mësuar. Nuk është diçka e re tashmë.

A e ka zbutur klimën ky takim?
Unë mendoj se ky ishtë një zhvillim pozitiv pavarëisht se nuk arriti një rezultat konkret.

Takimi Rama-Basha, pati ndonjë diskutim tjetër përtej reformës? 
Nuk di të them, di të them për pjesën publike. Rama shkoi i parapërgatitur për të dështuar. 

Në qoftë se votohet pa konsensuin tuaj, a mendoni se kalon kjo reformë? 
Unë do të doja të kalonte me konsensus, sepse BE kërkon që për hir të këtij procesi palët duhet të ulen dhe të bien dakort. Pavarësisht kush është në qeveri janë disa procese më të rëndësishme se palët.

A është një grup i unifikuar PD? 
Vlera e PD është që ka mendime ndryshe dhe ne diskutojmë. Kjo është një gjë shumë e mirë.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij