Ftesa e NATO-s për Malin e Zi
Nishani uron homologun Vijanoviç

Ftesa e NATO-s për Malin e Zi<br />Nishani uron homologun Vijanoviç
Vendimi i sotëm i Këshillit të Atlantikut të Veriut për të ftuar Malin e Zi në NATO është përshëndetur edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, i cili në një urim dërguar homologut malazez Filip Vujanović e ka cilësuar këtë ftesë si vlerësim të reformave në vend.

 “Është shprehje e besimit të plotë të Aleancës dhe Shqipërisë për përmbylljen me sukses të reformave të ndërmarra nga vendi juaj në këtë fazë të anëtarësimit. Shqipëria, si vend anëtare e NATO-s, e ka mbështetur fuqimisht anëtarësimin e vendit tuaj, e bindur se kjo do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për Aleancën, por që do t’i vlejë dhe konsolidimit të mëtejshëm të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Jam i sigurt se, nën udhëheqjen Tuaj, Mali i Zi do t’i mbyllë me brenda afatit të parashikuar negociatat e anëtarësimit në NATO, duke u bërë anëtarja e 29-të e kësaj Aleance. Duke ju përgëzuar përzemërsisht për marrjen e ftesës, Ju siguroj për mbështetjen e Shqipërisë deri në anëtarërimin e plotë të Malit të Zi në Aleancë,“ shkruan Nishani në urimin homologut të Malit të Zi, Filip Vijanoviç.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile