Ftesa e Ramës për Berishën
Arvizu e Sequi: Do ndjekim se çfarë ndodh

TIRANE- Ambasadori i Amerikës por dhe i BE-së janë shprehur të interesuar në lidhje me ftesën për një tryezë të kreut të opozitës drejtuar kryeministrit si kreu i PD-së por dhe partive të tjera të mazhorancës. Në përgjigje të interesit të gazetarëve ambasadori Aleksandër Arvizu dhe ambasadori Ettore Sequi thanë se është e nevojshme gjetja e një mënyre komunikimi.

“Të gjithë më keni dëgjuar të kem thënë se këtu është mungesa komunikimit mes politikanëve. Cdo gjë që mund të përmirësojë komunikin, do të ndihmojë reformat. Nuk do të ndihmoja po të komentoja rreth këtij propozimi specifik, por komunikimi duhet patjetër të përmirësohet. Kemi kaq shumë gjëra përpara dhe çelësi për zgjedhje të mira do ishte përmirësimi i dialogut mes tyre, jo nëpërmjet mediave, apo që të ulen drejtuesit e partive përpara grupeve parlamentare, por përmes diskutimeve të qeta. Të dy palët thonë që këtë duan por duhet të gjejnë një formë më të mirë për ta komunikuar.”- tha ambasadori Arvizu.

“E mësova nga mediat dhe jam i interesuar të shoh nëse do të ketë ndonjë zhvillim.”- u përgjigj Sequi. Reagimi i tyre erdhi pas aktiviteteve që u zhvilluan sot paradite në hotel Tirana International.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën