Ftesa e Ramës, FRD:Vetëm me
qytetarët, LSI: Ne palë me asnjë

Ftesa e Ramës, FRD:Vetëm me<br />qytetarët, LSI: Ne palë me asnjë
TIRANE -  Fryma e Re Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të PS Edi Rama, duke ritheksuar qëndrimin e kësaj partie se nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me socialistët.

Ndërkohë që në fjalën mbajtur në mbledhjen e kryesisë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta duke mos dhënë një përgjigje konkrete për qëndrimin ndaj propozimit të Ramës, tha pasditen e sotme se nuk është kundër askujt, por theksoi njëkohësisht se nuk do t1% jetë palë me askënd. Meta nënvizoi se bashkimi duhet të vijë mes PD e PS për të votuar tre ligjet e për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE.

Propozimi i kryesocialistit Rama u bë publik dje gjatë konferencës online që kreu i PS mbajti në Twitter. Ai i bëri thirrje FRSD-së që “duhet të çlirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhti. Barazlargimi ndihmon regjimin!”

Ndërkohë që për LSI Rama tha se duhet të zgjedhë: “Patericë e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitën do bënte edhe një akt vullneti të mirë për t'u ndarë nga hija e një të shkuare të palavdishme në pushtet".

BIBERAJ: ALEANCE ME QYTETARET
Në një prononcim për TV A1 Report, nënkryetari i FRD-së Aleksandër Biberaj deklaron: FRD ka qëndrim të qartë. Nuk bëjmë koalicion parazgjedhor me PS. Aleancë vetëm me qytetarët”. Sipas Biberajt “Vendi ka nevojë për një ndryshim në qershor” kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

META: TE BASHKEPUNOJE PD DHE PS PER STATUSIN
“Dua të nënvizoj vendosmërinë tonë për të mos u bërë palë me askënd dhe kundër kurrkujt në çdo lloj konflikti absurd dhe politik, por për të qenë gjithmonë një alternativë me kërkesa më të larta ndaj vetes dhe njëkohësisht me kërkesa të larta për perspektivën e vendit dhe qytetarëve tanë”. Eshtë kjo deklarata e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj partie pasditen e sotme, duke iu përgjigjur propozimit të kryesocialistit Rama.

Meta theksoi se bashkimi duhet të jetë mes PD e PD për të votuar tre ligjet e për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE. Duke theksuar që hendeku mes kërkesave të shoqërisë dhe politikës mund të shmanget mes rrugës së bashkëpunimit, Meta deklaroi se çdo shmangie e votimit të tre ligjeve do të ishte një vonesë historike dhe e pafalshme.

“Nëse politika do gjejë forcë e kurajë, janë mundësitë që tre ligjet të miratohen, që një frymë bashkëpunimi të rivendoset për çështje të rëndësishme dhe madhore dhe të bëhet një përpjekje për të fituar statusin e vendit kandidat, para se të fillojë gara elektorale, sepse statusi mund të shtyhet në mënyrë jo të drejtë dhe do të ishte një vonesë historike jo e pafalshme për ne”, deklaroi kreu i LSI në fjalën mbajtur për mediat në mbledhjen e kryesisë pasditen e sotme.

Sipas Metës, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duhet të bashkëpunojnë mes njëra-tjetrës për t’i dhënë vendit mundësinë të kenë statusin përpara zgjedhjeve të 23 qershorit, duke theksuar njëkohësisht se LSI nuk është përfshirë nga ethet elektorale.

“Ne do të jemi të angazhuar për të rritur standardet e komunikimit publik dhe politik dhe për ta orientuar politikën drejt zgjedhjes. Vetëm përmes politikës së bashkëpunimit shoqëria jonë do të ecë përpara dhe politika do t’i përgjigjet kërkesave të shoqërisë sonë”, theksoi Meta.

Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë